22 Shtator, 2017

“Çdo të thotë të jesh gruaja e një pasaniku”, përgjigjet Inva Mula për jetën në krah të Ramadanit


 

Në një intervistë për emisionin ‘Studio e Hapur’ në “News24”, Mula ka ndarë me publikun copëza nga jeta e saj profesionale, marrëdhëninet me fëmijët, por edhe për bashkëshortin, Et’hem Ramadanin.

Teksa u pyet nga moderatorja e emisionit, Eni Vasili, lidhur me një kuriozitet të publikut për faktin se si është të jesh gruaja e një njeriu të pasur, Inva tha se është shumë e pavarur financiarisht, shkruan ‘BalkanWeb’.

“ Sigurisht është një komoditet. Por Inva është shumë indipendente, edhe financiarisht. Pasi kam arritur që të mbajë familjen dhe kam arritur që të krijoj një standard për të rritur fëmijët e mi dhe për të jetuar normalisht. Pjesa tjetër që bën pjesë në ekzagjerimet apo udhëtimet pa sens, apo veshjet, për mua nuk kanë asnjë vlerë. Se kam parë asnjëherë të qënurit bashkëshorte e një njeriu të pasur. Por ama, pas një njeriu të pasur financiarisht fshihet një njeri i pasur intelektualisht. Për mua kjo ka rëndësi. Për arsye se ajo pjesa e luksit mbaron shumë shpejt. Është një fishekzjarrë që ka ndriçim të bukur, por nuk ka vlerë për të ushqyer inspirimin tim si artiste. “ , është shprehur sopranoja

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al