8 Qershor, 2023

‘Çdo mëngjes i numëroj thinjat dhe rrudhat’ -Salma Hayek tregon si duket pa ‘make up’


Aktorja e njohur Salma Hayek ka shpërndarë në rrjetet sociale një foto në të cilën duket krejtësisht natyrale pa filtera dhe pa ‘make up’ .

“Zgjohem dhe numëroj sa flokë të thinjura dhe rrudha e prishën festën këtë mëngjes”- shkruan ajo në foto.

Fansat në komente i kanë thënë se nuk ka arsye të ndihet e pasigurt për bukurinë e saj dhe e kanë mbushur me komplimente. Dikur, aktorja kishte treguar se cili “përbërës sekret” është përgjegjës për dukjen e saj rinore dhe të përsosur.

“Unë përdor një ekstrakt të lëvores së trungut ‘tepezcohuite’, e cila përdoret në Meksikë për të trajtuar djegiet, sepse rigjeneron plotësisht lëkurën. Askush nuk e përdor atë në Shtetet e Bashkuara”, kishte thënë asokohe për revistën Elle.

Salma shtoi se e solli në një laborator në Amerikë dhe se studiuesit ishin të befasuar nga rezultatet pozitive.

“E pyetën veten se si ka mundësi që askush të mos e përdorë. Falë këtij ekstrakti nuk kam nevojë për botox e as për mbushje”, ka theksuar 56-vjeçarja.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al