22 Shtator, 2018

Burri me dy të dashura: Marrëdhënia jonë nuk ka rregulla, na pëlqen të bëjmë s*ks edhe me femra të tjera


“Marrëdhënia jonë nuk ka rregulla”, kështu është shprehur një “treshe” nga Kalifornia e cila ka zbuluar se përveçse shijojnë seksin mes tyre, iu pëlqen të provojnë edhe me gra të tjera.

31-vjeçari Jimmy Silva, 29-vjeçarja Chacha Va Voom dhe Summer Pelltier 25 vjeçe, janë bashkë që në vitin 2012 dhe kanë në plan që të martohen e të kenë fëmijë.

Që në momentin që janë takuar, ata janë bërë të pandashëm dhe tani janë shumë të dashuruar. Ata gjithashtu vendosën që të jenë një çift i hapur, që do të thotë që të tre të kenë mundësinë për njohje të reja, për aq kohë sa janë të sinqertë me njëri-tjetrin.

Shpeshherë marrin femra të tjera në shtëpi për të kryer marrëdhënie. Kjo gjë bëhet gjithmonë me aprovimin e të treve.

“Marrëdhënia jonë nuk ka rregulla. Ne duhemi, kryejmë marrëdhënie, kapim duart dhe mundohemi të mos vendosim limite. Kryejmë seks bashkë, por e shijojmë më shumë kur jemi të tre”, tha Jimmy.

“Nëse një vajzë na pëlqen që të treve, dhe ne pëlqejmë atë, atëherë lëmë takime me të. Ju mund të jetoni të lumtur dhe të shijoni fantazinë çdo ditë”, shton ai.

Ndërsa Chacha është shprehur: “E kam ditur gjithmonë se do të dua më shumë se një person, nuk e dija se si quhej, por e dija se ishte lumturi”.

“Që kur isha e re, isha e tërhequr nga femrat. Gjithmonë kam menduar se njerëzve nuk u interesonte për mua dhe se nuk më donin. Të jesh në një lidhje treshe do të thotë që nuk je asnjëherë vetëm. Kam gjithmonë dikë që të rri dhe se jam e dashuruar”, ka thënë Summer.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al