29 Nëntor, 2023

“Burrec i vogël, pa karakter”- Plas keq mes konkurentëve të “Big Brother Vip”: A ke ditur të ecësh kur je zgjedhur Miss


Gani Gërmia dhe Kader Kicaj ditën e sotme kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në oborrin e “Big Brother Vip Kosova”.

“A ke ditur me ecë kur je zgjedhur Miss” – Ganiu krijon debat sërish me Kader Kicajn

Në një moment debatit iu bashkuan edhe disa banorë të tjerë, ndërsa modelja e injoronte vazhdimisht Ganinë duke e quajtur atë “burrec i vogël” dhe fjalë të tjera ofenduese.

“Burrec i vogël je, pa karakter që i shan femrat lidhje e pa lidhje. Shko tani te femrat dhe kërko falje. Ti për dy sekonda del prej vetes”, u shpreh ajo.

Nga ana tjetër konkurenti nuk ia ka lënë mangu Kaderit duke e “thumbuar’ atë për paraqitjen kur fitoi kurorën e më të bukurës së Prizrenit në vitin 2016.

“A ke ditur të ecësh kur je zgjedhur Miss 2016, Missi i 2016. A ke ndonjë shkollë të mbaruar. Në 2016 a ke ditur që të ecësh”, u shpreh konkurenti.

Gania kohët e fundit ka debatuar vazhdimisht me shumë nga konkurentët e “BBV”, ku ndër ta është edhe Lumbardh Salihu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al