23 Shtator, 2017

Bëjnë jetë luksi por u ofrohen para në këmbim të seksit, ja si reagojnë dy shqiptaret e njohura


Modelja Angela Martini ka reaguar ndaj komentit të një ndjekësi në Instagram, i cili pas postimit të një fotoje seksi, i bëri pyetjen dhe propozimin: “Sa lekë e ke natën, unë të jap 10 mijë euro për një g…e”. Nuk ka vonuar modelja me përgjigjen e saj, flakë për flakë: “Përse nuk e bën vetë, është falas?”. Modelja shkodrane, e cila tashmë ka hequr dorë nga karriera, duke punuar për diçka të re, është duke shijuar lidhjen me të dashurin e saj, multimiliarderin rumun, Dragos Savulescu.

Ata janë duke e jetuar shumë publikisht historinë e tyre të dashurisë, duke e jetuar si një “reality show” marrëdhënien. Nga Kana në ishujt e Greqisë, ka qenë itinerari i modeles me producentin e filmave, i cili vitet e fundit jeton në Los Angeles. Ata vendosën t’i ndajnë fotot ekskluzive të lidhjes gjatë qëndrimit të tyre në Kanë, ku pozonin të përqafuar dhe shumë të dashuruar.angela-martini-1200x630

Çifti ndodhej në festivalin prestigjioz të filmit në Francë, nga ku postuan edhe video nga jahti, ku argëtoheshin mes miqsh. Në të gjitha udhëtimet e tyre duken shumë të lumtur duke kërcyer, kënduar dhe shijuar çdo moment në maksimum. Ndërkohë pjesë e medias rozë për të njëjtën arsye është bërë edhe këngëtarja Xhesika Ndoja. E revoltuar nga mesazhet private që i shkojnë Ndojës, ajo ka postuar një status drejtuar djemve që e pyesin në privat se sa e ka natën. “Ju bëj me dije se secili nga ju që më shkruan SMS sa e ke natën, apo të jap aq e kaq të vish me mua, ju premtoj se çdo SMS do t’jua publikoj në instastory me emër e mbiemër.

Do t’jua tregoj të gjithëve fytyrën, se kush jeni. Plehra!”, ishte statusi i Ndonjës. Më e komentuara e këtyre viteve në tregun muzikor për historitë e ndodhitë personale, u rikthye këtë verë me një set të nxehtë fotosh, gjatë një aventure shpejtësie me motor. Pas klipeve që e bën të njohur, “Kamasutra” dhe duetit “Shoqe bitch” me Kallashin, ajo po punon për dy projekte të reja muzikore.hesika

Pyetjes në lidhje me jetën e luksit që bën, ajo i është përgjigjur për “Panorama”: “Luksi nuk është i domosdoshëm për shumë persona. Por jeta është e tillë, ndaj e nxitur nga profesioni, unë si person e kërkoj këtë gjë. Më pëlqen luksi, e bëj deri diku jetën të tillë. Por ka diçka që luksin e shijoj në kuptimin “aq sa kam jorganin, shtrij dhe këmbët”, pasi nuk jam e varur nga askush./PANORAMA/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al