9 Qershor, 2023

Beatrix Ramosaj sot feston ditëlindjen, ja urimi i veçantë që mori nga vëllai i saj (Foto)


Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj sot feston ditëlindjen e saj të 29-të.

Në ditën e saj më të veçantë, ajo mori urime të shumta nga njerëzit e tij të dashur, miqtë, fasat dhe familjarët.

Mirëpo ai më i veçanti është nga vëllai i saj, këngëtari i njohur Alban Ramosaj i cili ka zgjedhur disa fjalë të ëmbla për ta uruar të motrën në mesnatë.

Ai ka publikuar në InstaStory një foto të motrës së tij, teksa krahas saj ka shkruar: “Është ditëlindja e ëngjëllit të familjes tonë. Edhe pse je në gjumë se flen me pulat dhe s’po shef asnjë postim të dua shumë. Le të kalojmë një ditë të mrekullueshme së bashku nesër.”

Kujtojmë që Beatrx ishte një ndër konkurentët e “BBV 1”, teksa shpesh herë gjatë qëndrimit ë këtë shtëpi ajo është shprehur që ka një marrëdhënie shumë të mirë me vëllain e saj.

“Jemi shumë afër me njëri-tjetrin. Unë i tregoj çdo gjë sepse ai është shoku im”, ka thënë ajo gjatë qëndrimit  në “BBV”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al