13 Tetor, 2017

Bashkim Fino ka ditëlindjen, ja si e urojnë kryeministri dhe deputetët


Deputeti i Partisë Socialiste ka festuar të enjten ditëlindjen e tij të 55-të, por e enjtja si gjithmonë është një datë seancash parlamentare dhe  ai e ka kaluar gjithë kohën në Parlament.

Por nuk ka munguar as urimi nga kolegët deputetë jashtë sallës së parlamentit sikundër shihni nga këto foto. Me radhë Kryeministri, ministri Ahmetaj, deputeti i LSI Luan Rama dhe Eduard Shalsi e kanë uruar në një ‘shtrëngim duarsh burrash’ , madje deputeti Shalsi nuk ka nguruar t’i jap edhe një gjysmë përqafim.

Bashkim Fino lindi më 12 tetor 1962 në Gjirokastër dhe prej disa vitesh është deputet i Shqipërisë.

Ai ka qenë  Kryeministër i Shqipërisë prej 9 mars 1997 deri më 29 qershor 1997 , kryeministër i cili mbahet mend , pasi Shqipëria atëherë ndihej në momente delikate. /Panorama Plus/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al