4 Prill, 2018

As mbretëreshat nuk e duan vjehrrën, ja si zihen në sy të botës (VIDEO)


Ditën e sotme po bën xhiron e rrjetit një video që tregon qartë se edhe në familjet mbretërore marrëdhënia nuse-vjehrrë nuk është edhe aq e mirë.

E një gjë e tillë është pikërisht në familjen mbretërore spanjolle, e cila ndodhej në Majorca për Pashkë. Në një video të publikuar nga mediat ndërkombëtare, shihet Mbretëreshë Sofia që ka marrë dy mbesat e saj për të pozuar për fotografët teksa ndodheshin në katedralen Palma.

Por në video shihet gjithashtu edhe një moment tensioni mes Mbretëreshë Sofias dhe Mbretëreshë Letizias, kur kjo e fundit përpiqet t’ja heqë dorën vjehrrës nga supi i të bijës.

Vajza e madhe, Leonor më pas i heq me forcë duart e të dyjave, e bezdisur nga veprimi i tyre.

Më pas drejt tyre afrohet Mbreti Felipe VI ndërsa babai i tij, ish-mbreti i Spanjës Juan Carlos i sheh por nuk reagon.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al