20 Shtator, 2017

Arsyet përse skandinavët janë njerëzit më të lumtur në botë


 

Studimet të cilat janë marrë me lumturinë globale kanë treguar se viteve të fundit Danimarka, Norvegjia dhe Suedia janë ndër shtetet më të lumtura në planet. Skandinavët i ndjekin disa rregulla të caktuara, falë së cilave e shijojnë jetën çdo ditë.

 

Këto janë disa nga principet e tyre, të cilat ndikojnë që ata të jenë të parët në mesin e shteteve më të lumtura në botë:

-Balancimi i jetës profesionale dhe familjare

-Skandinavët e dinë sa është e rëndësishme t’i kushtoni kohë familjes. Shumica e zyrave në Danimarkë e përfundojnë punën në ora 17:00.

-Veç kësaj, danezët asnjëherë nuk punojnë pas orarit. Në Suedi, disa kompani kanë filluar ta aplikojnë një orar ditor të punës prej gjashtë orëve, në mënyrë që ta rrisin produktivitetin dhe lumturinë.

-Familjet gjithmonë dalin në park, luajnë lojëra dhe udhëtojnë!

-Modestia dhe respekti për tjerët

 

 

Në shtetet skandinave ekziston “Ligji i Jantes”, i cili është i mbushur me rregulla të cilat tregojnë si duhet të silleni:

 

– Nuk duhet të mendoni se jeni më i/e veçantë se tjerët.

– Nuk duhet të mendoni se jeni më të mençur se ne.

– Nuk duhet ta bindni veten se jeni më të mirë se ne.

– Nuk duhet të mendoni se dini më shumë se ne.

– Nuk duhet të mendoni se jeni më të rëndësishëm se ne.

– Nuk duhet të mendoni se jeni të mirë në çfarëdo gjëje.

– Nuk duhet të qeshni me ne.

– Nuk duhet të mendoni se mund të na mësoni neve çfarëdo.

 

 

Edhe pse vetë skandinavët shpeshherë qeshin me këtë ligj, prapëseprapë ky ligj ndikon në krijimin e një shoqërie të shoqërueshme dhe bashkëpunuese. Modestia dhe respekti për tjerët është diçka që vlerësohet lartë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al