17 Prill, 2019

Armina Mevlani bëhet nostalgjike, publikon fotot kur ishte 8 vjeçe


Blogerja e njohur, Armina Mevlani, numëron plot 1 milion ndjekës në llogarinë e saj në “Instagram”. Fotot e saj janë të realizuara aq bukur, sa tërheqin menjëherë vëmendjen e fansave.

Ajo publikon foto e video të ndryshme nga përditshmëria e saj, ku së fundmi duket se është bërë nostalgjike dha ka shpërndarë në “Instastory” imazhe të shkrepura gjatë periudhës së fëmijërisë.

Në një foto Armina zbulon se ka qenë duke kërcyer këngët e Britney Spears në një festival shkollor, teksa ishte vetëm 8 vjeç.

Mevlani shfaqet e veshur me shumë stil dhe duket se që e vogël e ka patur qejf modën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al