20 Shtator, 2017

Apple nxjerr në treg orën ‘smart’, por ka një lajm të keq për Europën


Ora më e re ‘smart’ e Apple pritet të dalë në shitje dhe kanë nisur diskutimin publik tema kontroverse që kanë të bëjnë me modelin LTE.

Përfaqësuesi për mbështetje i kompanisë Apple, tha se Apple Watch, i blerë në dyqanet amerikane, do të punojë vetëm tek operatorët në SHBA. Kjo do të thotë se roaming nuk funksionon kur përdoruesi do të shkojë në vende tjera.

Apple Watch Series 3 për këtë arsye mund të jetë në konflikt me ligjet europiane, pasi që më herët gjatë këtij viti Komisioni Europian ka marrë vendim për ndalim të ‘roaming mobile’ nga ana e operatorëve të huaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al