25 Nëntor, 2017

Alban Hoxha feston 30-vjetorin, festa private ku deklaroi lidhjen me Çiljeta Xhilagën


Alban Hoxha, portieri i Partizanit, ka festuar 30-vjetorin e lindjes, një përvjetor ky që e ka kaluar mes miqve të mirë. Në festë sigurisht që nuk mund të mungonte as partnerja e tij, Çiljeta Xhilaga, e cila kishte veshur për këtë rast një fustan të gjatë nude të shndritshëm. Lajmi i lidhjes së Alban Hoxhës me Çiljetën u bë i ditur pak më shumë se një vit më parë në media. Vetë këngëtarja është shprehur pa emër se ndihet e dashuruar me partnerin e saj. Më në fund ata dalin hapur si çift, një vit pasi u fotografuan në një kafe në periferi të Tiranës.

Pas deklaratave të sikletshme të Çiljetës në programin e Rudina Magjistarit dhe të Albanit në studion e “Wake Up”, fotot e para që qarkulluan në rrjetet sociale dëshmuan se ata janë çift. Dy të dashuruarit u kapën mat në një bar pranë zonës së Liqenit Artificial, ku Çiljeta banon prej tri vitesh.

Gjatë kohës që qëndruan në këtë ambient publik, shkëmbenin puthje e ledhatime në kafe. Portieri i Partizanit dhe këngëtarja janë të dy prindër të vetëm të djemve të tyre. Çiljeta mori kujdestarinë e djalit pas ndarjes nga partneri, ndërsa Albani po rrit vetë fëmijën pasi bashkëshortja humbi jetën tragjikisht pasi solli në jetë fëmijën./Panorama Plus/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al