2 Shtator, 2019

Aktorja e “Portokalli” largohet pas 4-vitesh, ja në cilin program do ta shohim tani (FOTO)


Një prej aktoreve më të spikatura në “Portokalli”, ka vendosur që të largohet pas 4-vitesh. Është fjala për Delinda Dishën, e cila ka disa role të ndryshme në spektaklin e humorit.

Lajmi është bërë i ditur sot nga Turjan Hyskuo, i cili ka bërë një postim në “Instastory”. Ai ka publikuar një fotografi të aktores dhe zbulon se në cilin program të ri do ta shohim atë.

Nga postimi i Turit kuptohet se Delinda do t’i bashkohet emisionit të tij,  “Klanifornia Show”. “Delinda Disha në “Klanifornia”! Ku qëndron problemi këtu?”, shkruan Turi mbi foton e saj.

Emisioni i ri është një ripunim i “Duplx” dhe pjesë e tij janë bërë personazhe mjaft të njohur të ekranit, ku mes tyre janë Marina Vjollca, Olsi Bylyku dhe Lisa Kujofsa.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al