22 Shtator, 2018

38-vjeçari: Tradhtova gruan një striptiste, e urrej veten por e di që do bëj s*ks sërish me të


Kam bërë seks me një vajzë që punon striptiste në një klub nate dhe nuk mund ta fal veten time për këtë gabim, por e di se do të ndodhte sërish nëse do më vinte mundësia.

Kështu e ka nisur letrën drejtuar psikologes të “The Sun”, një burrë i martuar dhe baba i një vajze.

Letra e 38-vjeçarit:

Unë jam 38 vjeç dhe bashkëshortja 35. Së bashku kemi një vajzë 17-vjeçare.

Natën që tradhtova gruan time ajo ishte te prindërit e saj për fundjavë, ndërsa vajza kishte dalë me të dashurin e saj. ngela vetëm dhe kisha vendosur që të dilja të pija ca birra në një klub. Nuk kisha plane për asgjë tjetër, por kur shkova te klubi, një vajzë mu afrua dhe më ftoi te dhoma e saj.

Ndihem keq për ato vajza që duhet të punojnë si striptiste, por ajo ishte e dashur dhe e bukur. E pyeta se pse ajo bënte një punë të tillë, por nuk mora asnjë përgjigje.

Ajo dukej shumë e re, ndoshta mosha e vajzës time, dhe i thashë se ajo mund të kishte një jetë krejt ndryshe nga ajo që kishte zgjedhur. I thashë gjithashtu se nuk doja asgjë nga ajo, por vajza këmbënguli të bënim seks.

Të jem i sinqertë, ishte shumë bukur, por tani jam penduar. E dua gruan time marrëzisht dhe e di se ajo nuk do të më falte asnjëherë nëse e zbulon se çfarë ka ndodhur atë natë.

E kam tradhtuar edhe dy herë të tjera, për të cilat ajo më ka falur, por skam qenë asnjëherë me një prostitutë. U mbrojta atë natë, pasi ashtu donte vajza, por unë ende ndihem shumë keq.

Jam penduar për çfarë kam bërë, por nuk resht së menduari për atë vajzë aq të dashur. I them vetes të mos shkoj më tek ai klub, pasi nëse e bëj nuk do të isha i aftë që ta ndaloja vetën që ta takoja sërish e të përsëritej eksperienca me të.

Ndihem shumë fajtor. Madje nuk do më pëlqente që vajza ime të takonte një burrë si puna ime. Shpeshherë pyes veten: “Pse e bëra? Çfarë bëra?”.

Edhe ajo vajzë e pafajshme është vajza e dikujt dhe meriton një jetë shumë më të mirë.

Përgjigja e psikologes:

Ju duhet ta dini se vajza këmbënguli të bënte seks me ty, jo se të donte ty, por thjesht se kishte nevojë për lekët që do i jepje. Nëse ndiheni në faj, atëherë mos tentoni që kjo eksperiencë të përsëritet.

Si është marrëdhënia me bashkëshorten tuaj? Ju thatë se e doni atë, por duket sikur e keni tradhtuar me shansin e parë që ju ka ardhur. Fokusohuni te martesa juaj, shiko se çfarë mund të ndryshosh në të.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al