10 Prill, 2019

32-vjeçarja e martuar 5 herë shpenzoi plot 120 mijë paund në kukulla, por nuk ka asnjë…


Një grua nga Rusia ka shpenzuar plot 120 mijë paund duke blerë kukulla, ka treguar se nuk ka miq.

Tatiana “Tanya” Tuzova e martuar pesë herë, ka zbuluar se ka një koleksion me 1520 kukulla dhe dëshiron të ketë më shumë për të arritur rekord botëror.

Madje 32-vjeçarja ka shtuar se do që të ndërrojë emrin e familjes në Barbi. Gjithashtu shton se duhet të vendosë rregull se secili të vishet vetëm me rozë.

Por pavarësisht kësaj, Tatiana në gjithë jetën e saj ka qenë e rrethuar vetëm me kukulla, asnjëherë nga miqtë.

“Unë nuk kam miq. Nuk kam kohë të kem miq. Më pëlqen të jem vetëm, askush nuk ndërhyn në mendimet e mia, më pëlqen bota ime. Unë kam një burrë dhe ai është shoku im i ngushtë. Të gjitha rrobat e mia janë rozë. Nuk lodhem kurrë nga kjo ngjyrë pasi i kam në nuanca të ndryshme”, rrëfeu Tanya.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al