22 Qershor, 2018

27-vjeçarja e ekzagjeron me operacionet plastike, fansat e kritikojnë: Është e sëmurë (FOTO)


Pixiee Fox është shumë e fiksuar pas operacioneve plastike sa nuk di të ndalet. Madje fansat e modeles janë shqetësuar për të, pasi mendojnë se 27-vjeçarja po e ekzagjeron me ndërhyrjet që bën në trup.

Sipas mediave të huaja, Fox ka rritur gjoksin, ka hequr disa brinjë. Ndërsa  në postimin e fundit në profilin e saj në “Instagram” ka bërë me dije se ka operuar edhe nofullën.

“Operacioni në nofull nuk të ka zbukuruar, madje të ka prishur fytyrën. Tani dukesh më e vjetër”, i shkruan një ndjekës i saj. Një tjetër tha: “Dikush duhet ta shpëtojë nga vetja këtë femër. Është e sëmurë”.

Por pavarësisht komenteve negative që 27-vjeçarja merr në lidhje me operacionet plastike, Fox duket se është mjaft e kënaqur.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al