25 Janar, 2019

17-vjeçarja: Bëra s*ks me komshiun e martuar, tani jam shtatzënë dhe kam frikë se…


Unë së bashku me komshiun jemi takuar fshehurazi për të kryer marrëdhënie seksuale. Ka qenë e mrekullueshme, por tani mendoj se jam shtatzënë.

Kështu e nis letrën një 17-vjeçare drejtuar psikologes të “The Sun”. E reja i shkruan:

Më pëlqen shumë komshiu. Ai është rreth të 30-ave, i martuar dhe me fëmijë, prandaj e di që nuk mund të jemi bashkë. Vite më parë kam qenë kujdestare për fëmijët në shtëpinë e tyre.

Një tjetër komshie organizoi një festë për Vitin e Ri dhe unë bëra më të mirën që të dukesha sa më e bukur. Shoqja më ndihmoi që të blija një fustan të bukur, bëra make-up dhe rregullova flokët.

Edhe shoqja ime u habit me mua, pasi zakonisht vishem vetëm me xhinse dhe një bluzë të thjeshtë. Qëllimi im ishte të bëja për vete këtë djalin te festa.

Gjatë festës fola me të e bashkëshorten e tij, si dhe pimë disa gota verë. Në mesnatë, teksa të gjithë po uronin Vitin e Ri ai doli jashtë dhe unë e ndoqa. Tha se doli jashtë të merrte ajër pasi kishte pirë shumë. Teksa po flisnim, unë ndjeva të ftohtë e si pasojë ai më përqafoi.

Unë kapa momentin dhe e përqafova. Pastaj mbaj mend se më puthi dhe më tha se isha e bukur. Pas puthjes, përfunduam duke bërë seks dhe askush nuk e vuri re. Shkova në shtëpi e gëzuar, por njëkohësisht edhe e frikësuar.

Disa ditë më vonë ai erdhi në shtëpinë time, kur mami dhe babi nuk ishin aty. Më tha që të shkoja te shtëpia e tij që të bënim seks. Ai më shkruan sa herë që nuk është bashkëshortja e tij në shtëpi.

Ndihet mirë me mua dhe thotë se jam një vajzë pasiononte. Por kur i thashë se mund të jem shtatzënë, nuk e priti aspak mirë lajmin. Kam frikë nëse ai po më përdor vetëm për seks, apo do me të vërtetë një lidhje me mua.

Sa herë që nis të flas me të seriozisht, ai ndryshon temë dhe përfundojmë në shtrat duke bërë seks. Nuk mund t’u tregoj prindërve rreth kësaj teme dhe nuk di çfarë të bëj.

Përgjigja e psikologes:

Mos humb kohë duke shpresuar që ai të dojë e të krijojë një lidhje me ty. Kjo nuk do të ndodhë, e ti sigurohu nëse je apo jo shtatzënë, e pastaj duhet të marrësh disa vendime serioze për veten tënde.

Nëse je shtatzënë, nuk ka shanse që lidhja me këtë djalë të funksionojë, por duhet të sigurohesh që t’i japësh fëmijës një jetë të qetë e të kujdeseni të dy për të.

Ai ka një grua dhe fëmijë. Ai ka bërë qejf, por sinjalet janë se nuk dëshiron që të krijojë një lidhje serioze me ty dhe nuk do një fëmijë që të ketë për nënë ty.

Nëse ti mban fëmijën, ai është i detyruar që të mbajë përgjegjësitë e veta për foshnjën.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al