Panairi “Work&Study”, Malaj: “Luarasi”, bileta drejt suksesit

May 20, 2017 | 8:03
SHPËRNDAJE

Viti i ri akademik 2017-2018 e gjen Kolegjin Universitar “Luarasi” më të konsoliduar e me plot risi. Nga panairi për edukim e punësim, aty ku është stacionuar prej tri ditësh, rektori i universitetit prof.dr Arben Malaj jep arsyet përse të rinjtë, në prag të zgjedhjes vendimtare për të ardhmen e tyre, duhet t’i besojnë “Luarasit”.

luarasi

“Shkalla e punësimit është 80% për studentët e diplomuar dhe që me programet e reja të studimit do të vijë në rritje. Me përmirësimet që po u bëjmë kurrikulave synojmë të diplomojmë jo thjesht studentë që kërkojnë punë, por që me idetë e tyre novatore dhe financimet e vogla, pse jo të bëhen studentë që hapin vende pune dhe fillojnë një jetë me më shumë ambicie sesa thjesht një punë që duhet t’ua garantojë dikush”.

PROFILET E REJA

Të rinj që dëshirojnë të ndjekin studimet në profilet e teknologjisë së informacionit mund ta mendojnë “Luarasin” si alternativën më cilë- sore. Një departament i ri IT do të hapet këtë vit, për t’u kthyer shumë shpejt në fakultet kundrejt dy degëve gjithashtu shumë të preferuara: Drejtësi dhe Ekonomi.

“Për vitin e ri akademik ne kemi aplikuar në Ministrinë e Arsimit që të hapim dhe departamentin e IT për biznesin, i cili do të funksionojë dy vjet si departament dhe vitin e tretë do të jetë fakultet. Për këtë kemi filluar bashkëpunim me kompanitë më të mëdha në fushën e IT dhe shumë shpejt do të kemi lajmin e mirë që do të hapet dhe Akademia e Microsoftit pranë universitetit të ‘Luarasit’ për të dhënë certifikata profesionale për studentët tanë dhe për ekspertë nga tregu i biznesit privat”, sqaron rektori. Në prag të plotësimit të formularit për në universitete, Malaj apelon maturantët të bëjnë zgjedhjen e duhur. Për këtë, rektori rendit disa arsye.

‘Luarasi’ është bileta drejt suksesit. Ajo që ne e ofrojmë më mirë se të tjerët është vizioni ynë ku Luarasi nuk synon të jetë më i madhi, por universiteti më i mirë. Cilësia e stafit ka ardhur duke u bërë gjithnjë e më e mirë, mundësitë e programeve akademike janë rritur marrëdhëniet ndërkombëtare e bashkëpunimet gjithashtu, pa lënë mënjanë dhe jetën sociale në Luaras që është bërë më e gjallë”.

Në rezymenë përmbledhëse të një viti akademik, në vetëm pak javë larg përfundimit, pa frikë mund të thuhet se “Luarasi” ka pasur një vit të suksesshëm. Marrëveshjet e nënshkruara, bashkëpunimet me institucione e universitete brenda e jashtë vendit janë vetëm një nga treguesit cilësorë të mbarëvajtjes, duke llogaritur këtu edhe të ftuarit specialë që i kanë dhënë “ngjyra” auditorëve të “Luarasit”.

Veç të tjerash, studentët e Fakultetit Ekonomik do të mësojnë me librat më të mirë në botë e njëkohësisht do të kenë një sistem testimi kredibël falë marrëveshjes me fondacionin shqiptaro-amerikan. Por jo vetëm kaq. “Luarasi” mbështet studentët edhe pas diplomimit, me asistencë për çdo sfidë në jetën profesionale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura