Nuk përjashtohen surprizat e mëdha, Hasi sërish në skenë për kombëtaren

Jul 21, 2018 | 10:05
SHPËRNDAJE

Gjithkush e kujton deklaratën e kreut të FSHF-së Armand Duka, se “Kam besim te trajneri, por Kombëtarja nuk më ka pëlqyer në këto ndeshje dhe pres të bëjë kthesën në shtator”.

Një sinjal i qartë që Liga e Kombeve do të vendosë, më shumë sesa mundësinë e Shqipërisë për t’u kualifikuar në Europian.

besnik hasiLIGA E KOMBEVE – Krisitian Panuçi mund ta shpëtojë të ardhmen e tij në krye të Kombëtares shqiptare. Shqipëria do të luajë në shtator dy ndeshje zyrtare, ndaj Izraelit më 7 shtator në “Elbasan Arena” dhe më 10 shtator në transfertë ndaj Skocisë. Triumfet e mundshme në këto përballje do ta largonin të gjithë situatën e vështirë dhe mbi të gjitha, pikëpyetjet rreth së ardhmes së trajnerit në krye të Kombëtares. Në rast se ndodh kjo e dyta, Besnik Hasi është një kandidat në hije, por serioz për t’u ulur në stolin e përfaqësueses shqiptare (ëndërr e deklaruar nga të gjithë figurat e përfaqësueses në të shkuarën, që aktualisht janë në poste trajnimi apo drejtimi në vende të ndryshme). Burime të “Panorama Sport” bëjnë me dije se ish-kapiteni i përfaqësueses po përpiqet që të rikrijojë urat e komunikimit me kreun e institucionit të futbollit, të krisura disi kur Hasi e refuzoi ftesën e Armand Dukës për të drejtuar Shqipërinë.

Hasi

SINJALET – Qëndrimi për një kohë të gjatë në vendin tonë nga ish-futbollisti i Kombëtares, ndryshe nga çdo herë tjetër, shërben si një sinjal më shumë për të nënkuptuar afrimitetin e tij me atë që vendos në lidhje me trajnerin e çdo ekipi përfaqësues. Megjithatë, mësohet se nuk është vetëm Hasi kandidat potencial, pasi nuk përjashtohet mundësia e një surprize të madhe për pasues të mundshëm. Shtatori është shansi i kuqezinjve të largojnë hijen mosbesuese mbi çfarë është në gjendje të bëjë Shqipëria, por njëherësh edhe testi për trajnerin që të mos e shpërdorojë besimin e institucionit të futbollit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura