Deputetë e ministra, 81 zyrtarët që nuk deklaruan pasurinë. Mirela Kumbaro: E kam plotësuar formularin

Apr 17, 2015 | 13:00
SHPËRNDAJE

Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive ka gjobitur dje me 100 mijë lekë 81 zyrtarë të lartë të administratës publike. Zyrtarët akuzohen nga ILDKP se kanë shkelur afatet ligjore për deklarimin e pasurisë, dhe sipas ligjit afati i fundit ishte 15 prilli.

“Nga verifikimi paraprak, i kryer nga ILDKPKI, u evidentua se 81 subjekte deklaruese nuk kanë përmbushur këtë detyrim ligjor. 

 
ILKDP

Në njoftimin për media, Inspektorati thotë se nga kontollet e kryera, u evidentua se 81 subjekte deklarues nuk kanë përmbushur detyrimin ligjor. “Për rrjedhojë, ndaj këtyre subjekteve deklarues, shkelës të detyrimit për deklarim pasurie, Inspektori i Përgjithshëm ka aplikuar masën administrative me “gjobë” në vlerën 100.000 (njëqind mijë) lekë”,-deklaron ILDKP.

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive  u bën thirrje subjekteve që nuk kanë kryer në kohë deklarimin e pasurisë për ta përmbushur atë pa vonesë, pasi mos deklarimi apo refuzimi për të deklaruar interesat private, sjell humbje të funksionit publik dhe ndjekje penale. “Këto masa do të zbatohen nga ILDKPKI për të gjithë subjektet që vazhdojnë të jenë në shkelje të ligjit duke refuzuar deklarimin e interesave private”,-thuhet në njoftimin për mediat.

Për rrjedhojë, ndaj këtyre subjekteve deklaruese, shkelës të detyrimit për deklarim pasurie, inspektori i përgjithshëm ka aplikuar masën administrative me “gjobë” në vlerën 100.000 (njëqind mijë) lekë”, thuhet në deklaratën e ILDKP. Në listën e të gjobiturve rezultojnë emrat e tre deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, socialisti Tom Doshi, deputet i Grupit të PS-së Artur Bushi dhe Mhill Fufi i Partisë Demokratike. 

Ndërkohë në listën e “zezë” është futur dhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, kjo e fundit ka dorëzuar në kohë deklaratën e pasurisë, por sipas ILDKP-së ka plotësuar formularin e vjetër, i cili është shpallur i pavlefshëm. Për këtë arsye ILDKP nuk ka bërë ‘skonto’ për ministren e Kulturës, duke i prerë fletën e gjobës me vlerë 100 mijë lekë.

Kreu i ILDKPI, Shkelqim Ganaj

Masë administrative me gjobë është marrë edhe ndaj zëvendësministres së Mirëqenies Sociale, Gentjana Sula, edhe kjo e fundit nuk ka zbatuar detyrimin ligjor për deklarimin në kohë të pasurisë. Gjoba kanë marrë dhe tre zyrtarë të Kuvendit, Tommy Kola, drejtor i Shërbimeve të Komisioneve, Enio Hasanaj, drejtor i Shërbimeve Mirëmbajtëse dhe Jonian Molla, këshilltar në Kuvend.

DIPLOMATËT
ILDKP ka gjobitur edhe pesë ambasadorë të Shqipërisë, përkatësisht Pëllumb Qazimin, diplomat në Kroaci dhe Slloveni. Ferit Hoxhën, ambasador misioni i OKB, në Nju Jork. Mal Berisha, ambasador në Londër, Ridi Kurtezi ambasador në Madrid dhe Dritan Tola ambasador në Francë. Listës së të gjobiturve nuk i kanë munguar dhe gjyqtarët, ku numërohen tre prej tyre. Brunilda Kasmi, Osman Aliu dhe Klodian Rado, gjyqtarë në gjykatat e rrethit, janë penalizuar nga ILDKP-ja. Po ashtu, janë gjobitur me masën administrative dhe 22 kryetarë komunash, tetë doganierë, dhe 6 inspektorë të Tatim-Taksave.

HEQJA E FUNKSIONIT
Ndaj 81 zyrtarëve të lartë, të cilët nuk kanë deklaruar brenda afateve pasurinë për vitin 2014, Inspektorati i Deklarimit të Pasurive ka bërë apel që ta përmbushin këtë detyrim në një kohë të dytë. Në rast se do të refuzohet sërish, atëherë do të zbatohet Kodi Penal që sjell humbjen e funksionit publik dhe më pas ndjekjen penale.

“ILDKPKI- ja u bën thirrje subjekteve që nuk kanë kryer në kohë deklarimin e pasurisë për ta përmbushur atë pa vonesë, pasi mosdeklarimi apo refuzimi për të deklaruar interesat private passjell humbje të funksionit publik dhe ndjekje penale, në përputhje me nenin 257/a të Kodit Penal. Këto masa do të zbatohen nga ILDKPKI për të gjitha subjektet që vazhdojnë të jenë në shkelje të ligjit, duke refuzuar deklarimin e interesave private”, thuhet në reagimin e ILDKP-së. 

REAGIMI I KUMBAROS

Pas listës së publikuar nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Ministria e Kulturës ka sqaruar se ministrja Kumbaro e ka bërë deklarimin e pasurisë për vitin 2014.

“Përkundër lajmit të shpërndarë në media lidhur me deklarimin e pasurive, bëjmë të ditur se Ministrja e Kulturës, zonja Mirela Kumbaro, në zbatim të nenit 7 të ligjit 9043 datë 10.04.2003 i ndryshuar, ka kryer detyrimin e saj ligjor duke paraqitur në datën 27.3.2015 prot. 1575 deklaratën e pasurisë. Kjo deklaratë është paraqitur në zarf të mbyllur përpara datës 31 mars 2015”, thuhet në njoftimin për shtyp të kësaj ministrie. 

 

LISTA ME 81 ZYRTARET E GJOBITUR NGA ILDKPKI:

Agim Bajraktari Doganier Klasifikimi/ Vlerësimit, Kontrollit Fizik
Adriatik Kaloshi Doganier Pranim/Peshoreje
Arben Goraj Doganier Klasifikimi/ Vlerësimit, Kontrollit Fizik
Besnik Bishanaku Doganier Pranim
Luan Veizaj Doganier C3
Halil Dida Doganier
Dorian Dingo Oficer Ndërlidhës
Eno Gupe Doganier Peshore
Gentian Daja Drejtor Rajonal
Azem Kola Inspektor
Artur Doko Inspektor Kontrolli
Novruz Kapo Inspektor i Pare
Mondi Mekolli Inspektor
Andi Ahmetaj Inspektor i Verifikimit ne Terren
Valbona Myslymaj Inspektor Zbatimi
Brunilda Kasmi Gjyqtar
Osman Aliu Gjyqtar
Klodian Rado Gjyqtar
Tom Doshi Deputet
Tommy Kola Drejtor i Sherbimit te Komis. Parlamentare
Artur Bushi Deputet
Mhill Fufi Deputet
Enio Hasanaj Drejtor i Sherbim Mirmbajtjes
Jonian Molla Këshilltar
Erjon Ndroqi Drejtor Kabineti
Pal Marku Drejtor i Pergjithshem
i Policise se Burgjeve
Iliaz Labi Zv/Drejtor i Përgjithshëm
Armand Reveli Drejtor Auditit Brendshëm
Borjana Shaka Drejtor Drejtorie
Gentian Çoçoli Drejtor i Pergjithshem
Edmonda Shkjezi Drejtor
Kujtim Dumi Drejtor i Cirkut Kombëtar
Shpetim Shehu Drejtor i Finances
Lauresha Basha Drejtor Kabineti
Agim Haxhiraj Drejtor DRKK
Ilir Kerni Drejtor i TKOB
Evien Dako Drejtor, Zyra Shqiptare per te Drejten e Autorit
Albert Kasi Drejtor DRKK
Ilda Bozo Drejtor i Monitorimit të Strategjive Ndërsektoriale
Ahilea Deçka Drejtor Rajonal i Formimit Profesional
Gentjana Sula Zv.Minister
Adela Abazi Drejtor Drejtorie
Pëllumb Qazimi Ambasador-Kroaci-Slloveni
Ferit Hoxha Ambasador OKB
Mal Berisha Ambasador ne Londer
Ridi Kurtezi Ambasador ne Madrid
Dritan Tola Ambasador në Francë
Brunilda Mersini Drejtor i Spitalit Rajonal
Mirela Çela Drejtor
Ermal Topalli Drejtor i Dr. se Licensimit
dhe Rregullave te Ndertimit
Eridana Ylli Pergjegjes i Deges se Shoqerive Publike
Dritan Manaj Kryetar i Deges se Shoqerive Publike
Adelina Greca Drejtor i AKPT
Xhevit Bushaj Prefekti
Ilia Jolldashi Këshilltar Ligjor
Brikena Arapaj Keshilltare per Median Marredhenien me Publikun
Justinian Zyka Kryetar i Komunës Cukalat
Aranit Skepi Kryetar i Komunës Fushe-Cidhen
Bajram Himallari Kryetar i Komunës Kala e Dodës
Vehbi Xheka Kryetar i Komunës Gjoricë
Ali Drenova Kryetar i Komunës Luzni
Hamit Gjokrosa Kryetar i Komunes Rukaj
Sulejman Ibrahimi Kryetar i Komunës Ishëm
Xhevahir Bilja Kryetar i Komunes Cudhi
Nuri Koraj Kryetar i Komunës Ngracan
Pajtim Gllava Kryetar i Komunës Ruzhdie
Ramis Malaj Kryetar i Komunës Kutë
Astrit Sejdinaj Kryetar i Komunës Fratar
Ilia Kuro Kryetar i Komunës Lunxheri
Arqile Mekshi Kryetar i Komunes Zagorie
Shpëtim Liço Kryetar i Komunës Qender Erseke
Ahmet Dede Kryetar i Komunës Ujmisht
Astrit Dobrushi Kryetar i Komunës Shemsi
Gjovalin Gjoni Kryetar i Komunës Ungrej
Ilir Pjetraj Kryetar i Bashkisë Mamurras
Vladimir Gjikolaj Kryetar i Komunës Selitë
Gani Allushi Kryetar i Komunës Zall-Herr
Genc Drita Kryetar i Komunës Bërzhitë
Kastriot Marku Drejtor
Arben Kaçorri Administrator
Mirela Kumbaro Ministër

 

 
 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura