Nisma për shkarkimin e Presidentit/ Ilir Meta fotografohet në kafen pranë Parlamentit me deputetin e PS-së-FOTOT

May 7, 2021 | 13:22
SHPËRNDAJE

Kreu i Shtetit, Ilir Meta është fotografuar sot nga paparazzi Panorama.al në një prej lokaleve pranë Parlamentit të Shqipërisë.

ilir meta anasatas angjeli takim lokal7

Disa orë para se Kuvendi të votonte ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta është fotografuar në shoqërinë e deputetit të Partisë Socialiste, Anastas Angjeli.

ilir meta anastas angjeli takim lokal

Panorama.al mëson se tryezë veç Ilir Metës ka qenë i pranishëm dhe këshilltari i tij, Dritan Ylli dhe djali i deputetit socialist, ish-ministër i Financave, Anastas Angjeli.

ilir meta anastas angjeli takim lokal1

Nuk dihet rreth temës së këtij takimi, por ajo që ka bërë përshtypje ka qenë fakti se takimi është bërë në një prej lokaleve përballë Kuvendit, pranë një qendre tregtare.

ilir meta anastas angjeli takim lokal2

Mësohet se Meta ka qenë i ulur në kafe sëbashku me këshilltarin e tij dhe më pas i është bashkuar dhe deputeti i socialist, Anastas Angjeli, i cili në zgjedhjet e 25 prillit nuk mori pjesë në garën elektorale me Partinë Socialiste. Angjeli nuk do të jetë pjesë e Parlamentit të ri që pritet të konsituohet në shtator.

ilir meta anastas angjeli takim lokal4

Takimi ka zgjatur rreth 40 minuta, ndërkohë që sot Anastas Angjeli pritet të votojë nisëm e propozuar nga Partia Socialiste për shkarkimin e kreut të shtetit.

 

ilir meta anasatas angjeli takim lokal6 ilir meta anasatas angjeli takim lokal5 ilir meta anasatas angjeli takim lokal3 ilir meta anasatas angjeli takim lokal4 ilir meta anasatas angjeli takim lokal2 ilir meta anasatas angjeli takim lokal1 ilir meta anasatas angjeli takim lokal

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura