“Ngacmoi kamerieren në lokalin tim”, pronari plagos me thikë të riun

Oct 30, 2017 | 14:05
SHPËRNDAJE

“Ngacmoi kamerieren në lokalin tim”, ky ka qenë justifikimi i goditjes me thikë i një të riu nga ana e Albert Myrtajt. 47-vjeçari i arrestuar nga Policia kishte marrë një lokal me qira në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, vend ku edhe ka ndodhur ngjarja, rreth orës 02:30. Myrtaj, banues në fshatin Trevëllazër, Vlorë, pas një konflikti me një prej klientëve në lokalin e tij, ka qëlluar me thikë S.Ç, 27 vjeç, banues në fshatin Samaticë, Berat.

thike-vrasje

I riu ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Sipas autorit të dyshuar, sherri mes tyre ka ardhur pasi vetë administruesi i lokalit, Alberti, e ka parë të riun duke ngacmuar një prej punonjësve të tij. Edhe pse punonjësja nuk është ankuar, 47-vjeçari i ka tërhequr disa herë vëmendjen. I riu, sipas dëshmisë, nuk ka ndryshuar sjellje, çka i ka bërë të dy të përfshihen në një sherr verbal fillimisht dhe pastaj, pronari i lokalit ka nxjerrë një thikë që mbante në brez dhe e ka qëlluar. I plagosuri u dërgua në spital nga klientë të tjerë të lokalit. m.r

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura