Nga familja, biznesi dhe jeta e natës, Fatmir Hysenbelliu rrëfen historinë e vajzës që e përndiqte: Me dërgonte lule, bizhuteri, çokollata…

Feb 27, 2020 | 19:04
SHPËRNDAJE

Fatmir Hysenbelliu, zëvendëspresidenti i Hysenbelliu Group, i ftuar në emisionin “Glamour Zone” në RTV Ora foli për jetën e tij private dhe profesionale.

Fatmiri zbuloi sesi e nis ditën dhe çfarë është më e rëndësishme për të, duke treguar se sapo hap sytë gjëja e parë që mendon është shëndeti i familjes së tij.

Gjithashtu, biznesmeni foli për marrëdhënien e tij me ish të dashurën, Anxhelinën duke treguar se mbajnë raporte të mira me njëri-tjetrin dhe që pas ndarjes nga ajo nuk ka krijuar ende një lidhje serioze.

Ndërsa përjashtoi mundësinë e një rikthimi me të

“Kemi marrëdhënie miqësore. Si unë, si familja ime me familjen e asaj, motra ime është mikeshë me motrën e Anxhelinës,”- u shpreh ai.

Fatmiri na njohu edhe me rastin kur është përndjekur nga një femër, duke thënë se ajo u bë aq e bezdisshme saqë u detyrua ta denoncojë.

“Personi më merrte në darkë, isha me njerëz, me familjen. Më dërgonte lule, çokollata, bizhuteri. Vinte në ambientet ku rrija unë. Nuk fliste, rrinte aty përballë. Në gjeti numrin e telefonit. I bëra denoncim. Të merr në telefon herë pas herë, vjen në çdo ambient që ti je, të ulet përballë. Është e frikshme. Familjarëve, njerëzve të mi u dërgonte mesazhe. Ti nuk ke punë me atë, do të vras,”- tregoi biznesmeni.

Gjithashtu Fatmir na prezantoi edhe me tiparet e vajzës që dëshiron të ketë në krah: “Impakti i parë i njerëzve sot është pamja e jashtme, pamje e kuruar. Të lindësh e bukur është diçka, por të kurosh vetën, të merresh me palestër, me joga është diçka që secili e ka në dorë vetë, por nuk ka pse mos të gjesh një orë në ditë të bëjë aktivitet fizik.

Më e rëndësishmja pas pamjes së jashtme është çfarë bagazhi ka. Jam një person që edhe pse mund të jesh shumë e bukur fizikisht, pas 2 minutash apo 5 minutash mënyra e të folurit dhe menduarit më bën që të mos kem më interes për këtë person. Jam një person që mërzitem kollaj nëse një person nuk është shumë i zgjuar apo mos ketë shumë nivel intelektual që unë pretendoj.”

Intervista e plotë:

Një zgjim i tmerrshëm. Kam dëgjuar që ti në 07:00 zgjohesh apo je në punë?

Fatmir Hysenbelliu: Ka kohë që zgjohen edhe në orën 06:30 sepse po bëj një fazë rehabilitimi pas një operacioni që kisha në gju. Bëj fizioterapinë herët në mëngjes pastaj shkoj në zyrë. Zgjohem në 07:00 kurse në zyrë shkoj në 08:30-09:30, nuk është se kam një orar fiks, varet.

Me çfarë mendimi zgjohesh në mëngjes. Cila është gjëja e parë që ti mendon sapo hap sytë?

Fatmir Hysenbelliu: Gjëja e parë që mendoj është shëndeti i gjithë familjes. Besoj se kjo është ajo çfarë mendon çdo person në mëngjes sepse mirëqenia ekonomike janë gjëra që ikin e vijnë. Por ajo që është më e rëndësishme është të jesh mirë fizikisht, të kesh një familje të shëndetshme dhe të kesh harmoni në familje.

Në dukje je një person që i ke të gjitha, por çfarë të mungon në të vërtetë?

Fatmir Hysenbelliu: Varet çfarë mendon kur thua i ke të gjitha. Një gjë që nuk kam momentalisht është një e fejuar, një grua ose të dashur aktuale. Jo se jam një person në kërkim, mendoj se gjithçka vjen me kohën dhe më mirë kur vjen me kohën sesa ti shtysh gjërat me zor. Nuk e kam as tek mosha që është e re sepse mund të lidhesh apo martohesh 23 vjeç ose mbi 33 vjeç. Por ndihem mirë me familjen time, ndihem mirë ekonomikisht, fizikisht, gjithçka, me shoqërinë. Çdo ditë lutem që kjo gjë të jetë përgjithmonë ose të zgjasë sa më shumë. Kjo është gjëja më e rëndësishme, sepse siç thashë edhe më parë, të tjerat janë gjëra të vogla para kësaj.

Aktualisht je single?

Fatmir Hysenbelliu: Po

Prej sa kohësh je single?

Fatmir Hysenbelliu: Prej 4 vitesh. Nuk kam pasur një lidhje stabël. Nëse do të quhet lidhje një javë ose 1 muaj, lidhje është të dalësh me një person publikisht, të dalësh me familjen.”

Besoj se i referohesh rastit të Anxhelinës?

Fatmir Hysenbelliu: Po

Ajo ka qenë dashuria jote e fundit?

Fatmir Hysenbelliu: Po.

Ruani marrëdhënie miqësore?

Fatmir Hysenbelliu: Po, kemi marrëdhënie miqësore. Si unë, si familja ime me familjen e asaj, motra ime është mikeshë me motrën e Anxhelinës. Të dyja kanë fëmijë të vegjël dhe kur kanë fëmijët ditëlindjet ftohen. Ka një harmoni. Por mos e bëj më këtë pyetjen e do ktheheni bashkë sepse besoj që kur diçka mbyllet nuk besoj që duhet të hapet më sepse jeta vazhdon përpara.

Jo, nuk do të pyes a do ktheheni bashkë sepse përderisa kanë kaluar 4 vite nuk është se ju ndan ndonjë luftë apo kufi dhe ku ka ngelur dashuria në gjysmë

Fatmir Hysenbelliu: Dikush më tha para një jave që kur ke 4 vite lidhje duhet të presësh 4 vite ndarje që të gjesh një person tjetër. 4 vite lidhje rikuperon ndarjen.

Ju mbetët miq për respekt të kohëve që keni kaluar me njëri-tjetrin, apo thatë mbase po të vazhdojmë kontaktet nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë më vonë. I latë një gjysmë dere hapur njëri-tjetrit?

Fatmir Hysenbelliu: Nuk ka qenë ashtu. Kjo ndodhi sepse kemi pasur një ndarje shumë normale, nuk jemi zënë apo diçka madhore. Thjesht distanca dhe shumë faktorë të vegjël jo të mëdha. Shumë çifte ndahen prej tradhtisë, por tek ne nuk ka qenë asnjë prej këtyre faktorëve. Ka qenë thjesht distanca. Akoma e kemi xhan njëri-tjetrin dhe kemi mbetur miq.

Kjo hyn tek ish çiftet e civilizuara

Fatmir Hysenbelliu: Ashtu mendoj edhe unë.

Kur është një dashuri e madhe në distancë, ndodh që njëri prej partnerëve i kërkon tjetrit: Të lutem ti sakrifiko këtë për mua që të vish ti tek unë. Ka qenë kjo në rastin tuaj?

Fatmir Hysenbelliu: Ndarja nuk ka qenë e lehtë normalisht. Sot ti ke një qen, mace në shtëpi prej disa vitesh dhe pastaj kur nuk e ke më bëhesh keq, jo të kesh një njeri për një kohë të gjatë. Ne rrinim shumë bashkë. Lidhja jonë filloi në distancë. Unë luaja futboll në Itali, ajo ishte në Amerikë. Pastaj ajo u kthye në Shqipëri për një vit, u ktheva edhe unë. Anxhelina iku sërish jashtë dhe këtu u komplikuan gjërat.

Je xheloz?

Fatmir Hysenbelliu: Kam qenë shumë, siç ka qenë çdo njeri. Por kam kuptuar me kohën që xhelozia ta shkatërron një lidhje. Nuk kam qenë në atë pikë sa të më shkatërrojë një lidhje. Besoj se nëse nuk ka xhelozi nga të dyja palët nuk ka dashuri. Edhe një person nëse nuk të pyet me kë je, s’po them ti bjerë gjithë kohës telefonit por të ketë besim, të mos kapë telefonin, të shohë mesazhet. Por njëfarë interesi të ketë. Edhe ti e ndjen se ky person të do. Një njeri që nuk të merr nga mëngjesi në darkë ka diçka që nuk shkon. Ndonjë skenë xhelozie ndodh kur lidhesh në fillim. Ajo nuk ka shokë dhe ti s’ke shoqe, pastaj kur fillon të kesh rrugës nga rrethana të ndryshme dhe këto mund të jenë xhelozitë e para. Kur u bëre ti me shoqe kur nuk kishe?”

Është gjë e mirë sepse më ka ndodhur njëherë vetë. Unë kisha shokë ndërsa ai nuk kishte shoqe dhe isha rehat sepse e dija që po të dilte shoqe, nuk ishte e tillë

Fatmir Hysenbelliu: Një person kur e mban të mbyllur e shkallon. Është mirë të ketë shoqe sepse kur njeh një të tillë më vonë e sheh.

Cila është sakrifica më e madhe që ke bërë për një femër?

Fatmir Hysenbelliu: Kisha një kontratë futbollistike në Itali dhe sot e kësaj dite mund të luaja në Itali. Erdha të kthehesha në Shqipëri për 6 muaj. Me 6 muaj isha në rregull pastaj do kthehesha sërish atje se kisha kontratë. Por vendosa të rrija edhe 6 muaj të tjerë në Shqipëri dhe aty mori dishezë karriera futbollistike në Shqipëri, duke u përplasur me të gjitha gjërat negative që ka populli në Shqipëri. Që aty mu shpif të luaja futboll.”

Ti po thua se ke lënë karrierën tënde si futbollist dhe ka qenë një gjest dashurie për ty, sakrifikove futbollin për dashurinë?

Fatmir Hysenbelliu: Po sepse lashë Italinë. Disa shokë të mi që kisha në ekip dhe nuk ishin në nivelin tim sot luajnë në Serinë A dhe ekipe të mëdha të Serisë A.

Pendohesh?

Fatmir Hysenbelliu: Jo, jam një person që edhe nga e mira edhe nga e keqja mësoj diçka kështu që nuk jam një person që pendohem. Vazhdoj jetën.

Çfarë të mërzit? Sepse më dukesh tip i qetë

Fatmir Hysenbelliu: Kur kam qenë i vogël gjithmonë isha tip i hapur, i dashur dhe zhgënjehesha nga shumë njerëz, nga shokë, shoqe dhe kjo të bën që kur rritesh je i fortë.

Të ka ndodhur ndonjëherë që të kenë krijuar njerëz apo femra lidhje me ty, thjesht kundrejt interesit jo se të kanë vlerësuar ty si person për atë që je?

Fatmir Hysenbelliu: Normalisht që kjo të ndodh. Jo vetëm mua, është një fakt që ndodh në jetën e përditshme. Një ditë kur je ekonomikisht mirë, nuk je moralisht mirë ose kur ty të duhet dikush në krahë, aty ndihet. Të ndodh shpesh. Shoqëria e sotme është shoqëri agresive në të gjithë botën dhe jo vetëm në Shqipëri. Është e vështirë ti njohësh njerëzit por ka edhe njerëz të mirë dhe duke mësuar dhe duke pasur më shumë zhgënjime bëhesh më i fortë dhe i njeh njerëzit më lehtë.”

Rubrika “Pyetje hot”

Cila ka qenë momenti më i vështirë në jetën tënde?

Fatmir Hysenbelliu: Po ha më mirë specin.

Më mirë pyetja apo speci?

Fatmir Hysenbelliu: Të dyja, më mirë speci.

Ke ndonjë pyetje për mua?

Fatmir Hysenbelliu: Po kam por e di që do hash specin. Si e ka emrin mashkulli me të cilin ke pasur lidhjen e parë?

Ua më bëri të ha spec. Nuk e mendoja që do më vinte njeri në këtë pozitë. Unë nuk i dua pikantet ndryshe nga ti (qeshin). Cila ka qenë aventura më e çmendur e jetës së natës?

Fatmir Hysenbelliu: Çmenduria e jetës së natës, pozitive apo negative? (qesh)

Po na trego një pozitive dhe negative

Fatmir Hysenbelliu: Negative është kur zihesh. Kemi qenë me një ekip futbolli. Ndodhi një keqkuptim. Nga xhelozia dikush gjuajti me shishe. Shoku im në vend që ti gjuante atij që gjuajti me shishe i ra bodyguardit të lokalit. Aty u bë një miks që nuk merrej vesh, kush i gjuante kujt. Kurse pozitive, nga jeta e natës ka plot. Por ka qenë një rast kur isha në Angli. Po dilja me këtë vajzën, po njiheshim. U dehëm aq shumë sa të nesërmen nuk morëm vesh ku ishim. Nuk ishte on night stand, sepse pas asaj nate u krijua një lidhje. Nuk është e thënë që të kryesh marrëdhënie që ditën e parë me një person dhe pastaj të mos krijohet lidhje. Varet në çfarë rrethana vjen, çfarë emocioni krijohet dhe çfarë kimie ke.

Do martoheshe më vonë me një femër që lidhja apo marrëdhënia do fillonte me një one night stand?

Fatmir Hysenbelliu: Nëse do më pyesje para ose 5-6 vitesh si gjithë mentaliteti i mëparshëm shqiptarëve që thoshin të marrësh një vajzë që s’ka pasur lidhje, një vajzë të mirë. Sot është koha që njeriu të rrijë me atë person që ndihet mirë, që kujdeset për tu, që kujdessh për të. Dhe absolutisht jo një vajzë që mund të jetë shumë gocë e mirë, s’mund të ketë pasur asnjë lidhje, asnjë shok, mund të jetë aq e urtë sa as ti nuk mëson dot nga ajo, as ajo nga ti. Duhet të kesh një person me të cilin ke kime. Besoj që sot është mirë të marrësh një person me të cilin ti ndihesh mirë, as familja jote, as shoqëria por që ti të ndihesh mirë. Sepse në fund të fundit t’i do të jetosh me atë person, do krijosh familje me atë person.

A do martoheshe me një person që nuk ta pranon familja. Mami, motra dhe babai nuk do ishin dakord?

Fatmir Hysenbelliu: Jam një person që kam qejf që vajzën të cilën zgjedh për tu martuar të jetë një person që bën krenar edhe mamanë time, babain dhe motrën time. Edhe motra ka marrë një person që na bëri krenar të gjithëve. Por jetës asnjëherë nuk i dihet sepse dashuria është e verbër. Jam tip i kujdesshëm dhe shpresoj të jetë një person që edhe familja ime e ka qejf.

Nëse nuk e ka qejf, çfarë do bëje

Fatmir Hysenbelliu: Nëse nuk e kanë qejf nuk do flisja me familjen (qeshin). Ishte shaka kjo.

Cila ka qenë femra më e fiksuar pas teje? Çfarë ka bërë ajo për ty?

Fatmir Hysenbelliu: Ishte një rast, një person që nuk e njihja, nuk e dija kush ishte filloi duke dërguar mesazhe të ndryshme si: ti je më i miri, ti je i imi. Ndodhi shpeshherë, ky person u bë vërtet i bezdisur dhe e bllokoja në Instagram, Facebook, telefon. Më merrte prapë. U bë i bezdisur. Unë telefonin natën nuk e fik asnjëherë, e lë gjithmonë me zile për shkak të një emergjence. Personi më merrte në darkë, isha me njerëz, me familjen. Më dërgonte lule, çokollata, bizhuteri. Vinte në ambientet ku rrija unë. Nuk fliste, rrinte aty përballë. Në gjeti numrin e telefonit. I bëra denoncim. Të merr në telefon herë pas herë, vjen në çdo ambient që ti je, të ulet përballë. Është e frikshme. Familjarëve, njerëzve të mi u dërgonte mesazhe. Ti nuk ke punë me atë, do të vras. Nëse shkoja jashtë, hidhja Story në atë lokal, kontaktonte lokalin, bënte lidhjen me kë isha ulur. Ishte mjeshtre dhe e gjente. Po të kesh simpati është diçka e bukur, por të bëhesh në këtë pikë e bezdisur është e neveritshme, e shpifur dhe shumë shqetësuese.”

Po tani më thuaj të drejtën ti ke pasur ndonjë gjë me këtë vajzën se kot nuk fiksohen femrat.

Fatmir Hysenbelliu: Nuk e njihja fare.

Po kur po më tregoje mesazhe më the: Ajo më tha mua ti je i imi. Si mund të të perceptojë ‘t’i je i imi’ kur nuk të ka prekur kurrë?

Fatmir Hysenbelliu: Ja pra. Pa më parë kurrë live, jo pa më prek.

Atë se di ti se ajo të është fshehur kështu në ndonjë cep edhe të ka parë.

Fatmir Hysenbelliu: Jo se pastaj kur më shihte live më çonte foto, ishte person shumë I bezdisur.

Kishte ndonjë hobi në jetë veç teje?

Fatmir Hysenbelliu: Edhe më e bukura ishte se ajo kujtonte dhe thonte… Unë mund të kem qenë duke kaluar rrugës, mund ta kem parë dhe se kam ditur që është ai person dhe ajo thoshte në këtë filan orë ti ke qenë tek ky vend dhe më ke ngacmuar mua, më ke parë mua. Ishte fiksuar në mendjen e saj që e kisha ngacmuar.

Por nuk ishte e vërtetë.

Fatmir Hysenbelliu: S’ishte e vërtetë pra.

Tani do më thuash të drejtën ti mua u trembe ndonjë çikë?

Fatmir Hysenbelliu: U tremba në kuptimin që këta njerëz ndonjëherë duhet pasur kujdes se bëhen aq të bezdisur ndonjëherë saqë kalojnë në ekstrem dhe i ikën edhe truri. Dhe mund të bëjnë ca veprime që …

Ta marrin edhe jetën. Të jesh i sigurt.

Fatmir Hysenbelliu: S’doja ta thosha këtë gjë.

Jo, ndodh ta marrin edhe jetën.

Fatmir Hysenbelliu: Prandaj duhet pasur kujdes me shumë gjëra.

Po sa zgjati kjo periudha ‘stalking’ ku je, je I imi, jam e jotja.

Fatmir Hysenbelliu: Mbi një vit.

Uuuu sa e paske duruar.

Fatmir Hysenbelliu: Agravohej kohë pas kohe, nuk është se i bë diçka që në fillim.

E zgjidhi pastaj policia. Si u zgjidh në fund?

Fatmir Hysenbelliu: E mori personin në telefon, pastaj personi e mohoi tha s’kam pas lidhje dhe faktikisht në faqen e Instagramit ndryshova diçka dhe padashje doli numri im i telefonit. Për 10 sekonda kjo dhe një femër tjetër e kishin marrë numrin. Është një person që të rri 24 orë ça bën ti. Jo tha ma ka dhënë numrin vetë ku e gjeta unë numrin. Alibi të ndryshme dhe që prej atëherë ajo u tremb dhe kuptoi që ‘stalking’dënohej me shumë vite burg. Mbi pesë vjet.

Shpëtove një herë e mirë ëëë, i lave duart nga ajo ëëë. Gëzuar për këtë.

Dukesh shumë tip i qetë dhe e merr jetën, të paktën si duket me shumë sportivitet. Ke qenë ndonjëherë në depresion.

Fatmir Hysenbelliu: Në depresion? Jo!

Ose për çfarë ke vuajtur më shumë? Që disa ditë radhazi i ke parë të zeza sterr?

Fatmir Hysenbelliu: Nuk është se kam vuajtur, por nuk pëlqej ato padrejtësitë kur ndodhin në shkollë, në futboll, në punë. Jam rritur me një frymë, mbase mund të jetë edhe e keqe sepse e mendon botën shumë të drejtë dhe nuk e di që ka edhe njerëz që janë të padrejtë. Prandaj e vuan atë pjesë pse një person duhet të sillet kështu, pse duhet të jetë kaq negative kur ti e mendon botën shumë të drejtë.

Nganjëherë nuk duhet ta mendosh botën shumë të drejtë.

Mos u lodh ta gjesh atë PSE-në sepse nuk do ta gjesh ndonjëherë.

Fatmir Hysenbelliu: S’ka gjë.

Cila është padrejtësia më e madhe që të ka bërë një person ty?

Fatmir Hysenbelliu: Padrejtësia më e madhe është kur ti lë familje, lë gjithçka dhe në një moshë të re transferohesh për të luajtur diku, atë që ke pasion, për atë që stërvitesh, për atë që ti bëhesh gjak, për atë që ke lënë shumë gjëra dhe nuk të jepet ajo që meritoje. Ka pas raste nga paragjykimi nga kush shtet vjen, nga çfarë familje vjen, të paragjykohesh për diçka që ti jep maksimumin dhe të takonte diçka tjetër.

Është e ditur botërisht që je shumë mik me Pamela Anderson, me Kristina Millian kam harruar ndonjë emër tjetër?

Fatmir Hysenbelliu: Ke harruar plot po s’ka gjë.

Cili është sekreti yt që krijon miqësi me këto femra çfarë bën? Sepse të paktën nëpërmjet mediave, apo ekranit duken femra shumë të vështira.

Fatmir Hysenbelliu: Nuk janë njerëz të vështirë. Thjeshtë edhe një qeshje që I jep njerëzve, edhe muhabetet që bën, kimia dhe shoqëria e përbashkët. Një person nuk rri me të sepse ti ke lekë, se ato jashtë shtetit janë në një fazë shumë më të lartë se ne, lekë pamje ose famë. Thjeshtë nëse ndjehen mirë në shoqërinë tënde shoqëria vazhdon më gjatë.

Cila është femra më e famshme, me të cilën ke pasur lidhje?

Fatmir Hysenbelliu: Ku janë ato specat?

Ia more dorën atyre, s’ka më.

Fatmir Hysenbelliu: Jam një person që nuk më pëlqen që të them kush është më e mira dhe kush është më e keqja.

Më e famshmja, që njihet më tepër?

Fatmir Hysenbelliu: Edhe kur kam qenë i vogël e më pyesnin kë do më shumë mamin, apo babin? Mami ka vendin e vet dhe babi vendin e vet. Edhe femrat secila ka vendin e vet.

Njëra mund të ketë qenë më e bukur fizikisht, njëra mund të ketë qenë më e bukur në anë të tjera.

Më përshkruaj femrën tënde ideale?

Fatmir Hysenbelliu: Femra ime ideale. Impakti i parë i njerëzve sot është pamja e jashtme, pamje e kuruar. Të lindësh e bukur është diçka, por të kurosh vetën, të merresh me palestër, me joga është diçka që secili e ka në dorë vetë, por nuk ka pse mos të gjesh një orë në ditë të bëjë aktivitet fizik.

Më e rëndësishmja pas pamjes së jashtme është çfarë bagazhi ka. Jam një person që edhe pse mund të jesh shumë e bukur fizikisht, pas 2 minutash apo 5 minutash mënyra e të folurit dhe menduarit më bën që të mos kem më interes për këtë person. Jam një person që mërzitem kollaj nëse një person nuk është shumë i zgjuar apo mos ketë shumë nivel intelektual që unë pretendoj. Ka shumë raste që nuk janë shumë të paraqitshëm fizikisht më tërheqin më shumë sepse kanë një bagazh më të gjerë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura