Nga ekzekutimet e shqiptarëve në rrugë e restorante deri te varja me kokëposhtë nëpër ura/ Si po ndryshon modeli i vrasjeve në Ekuadorin e pushtuar nga trafiku i drogës

Feb 15, 2022 | 18:56
SHPËRNDAJE

Trafiku i drogës kryesisht i kokainës ka sjellë edhe përplasjen midis bandave të ndryshme, që nisin nga kartelet meksikane te grupet kriminale shqiptare. Përplasja midis grupeve të tilla ka marrë forma nga të ndryshme të krimit që përgjak rrugët e Ekuadorit, kryesisht në qytetin e Guyaquilit aty prej nga rrjedh edhe lumi i kokainës për në vendet evropiane. Rekordi i vrasjeve në fillim të këtij viti ka tejkaluar atë të vitit të kaluar ndërsa vrasjet bëhen gjithnjë e më agresive.

ekuadoriiiiii

Vrasja e bujshme e fundit ishte ajo e ekzekutimit të shqiptarit 34 vjeçar, Ergys Dashi i cili ishte duke darkuar në një restorant në Guayaquil, më 22 janar. Atentatet e tjera kanë ndodhur nëpër lagjet e izoluara të qyteteve të Ekuadorit apo në rrugët e tij. Por ngjarja e fundit është tejet tronditëse, pasi policia ka gjetur të varur me kokë poshtë dy persona në këmbët e urës në hyrje të qytetit Duran në Ekuador.

Vrasja e tyre mendohet të ketë lidhje me drogën e kapur prej shtatë tonësh ditën e djeshme në Guayaquil. Autoritetet nuk kishin hasur skena të tilla të ekzekutimeve me varje, shkruan El Pais. 

Nuk e dimë se si kanë arritur kufomat në atë pikë. Kemi indikacione se këta dy persona mendohet të jenë rrëmbyer ose zhdukur që prej datës 11 shkurt dhe të afërmit e tyre kanë bërë kallëzimin në datën 13”, u shpreh shefi i policisë Marcelo Cortez.

Që nga nisja e vitit deri më tani ka pasur 164 vrasje dhe ekzekutime për trafikun e drogës. Qyteti Duran është gjithashtu një nga nga më të prekurit nga lufta për territor mes bandave, pas Guyaquilit, ku nuk mungojnë atentatet në rrugë apo restorante. Sipas policisë, ekzekutimi me varje i dy personave lidhet me operacionin policor që rezultoi në sekuestrimin e shtatë tonëve drogë, në portin e Guayaquilit.  Shuma e sekuestruar sipas përllogaritjeve të policisë vlerësohet në tregun vendas prej 14 milionë dollarësh.
drogaekuador

Ministrja e Qeverisë, Alexandra Vela, paralajmëroi një javë më parë për një reaksionin zinxhir që mund të çojë në arrestimin e 10 anëtarëve të një prej bandave që sipas informacioneve të policisë kontrollojnë territorin e trafikut të drogës brenda vendit.

“Ne do të jemi të gatshëm t’i përgjigjemi çdo reagimi të grupeve të krimit të organizuar,” tha ajo pas lajmit për ekzekutimin me varje në mes të natë në një mbikalim të Duranit, shkruajnë mediat ekuadoriane

Pas masakrës në një park në jug të vendit ku u qëlluan pesë persona në janar dhe vrasjes së 34 vjeçarit shqiptar Ergys Dashi në po atë muaj, presidenti ekuadorian, Guillermo Lasso, njoftoi shtimin e trupave ushtarake dhe 1,100 oficerë policie shtesë për të përforcuar sigurinë në Guayaquil. Një masë të tillë ai e urdhëroi edhe në tetor 2021 kur dekretoi gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të nivelit të lartë të pasigurisë, por as kjo masë nuk prodhoi rezultat pasi më shumë se 300 persona u vranë vetëm në muajin janar.

KUSH JANË SHQIPTARËT E ARRESTUAR DHE ATA QË MBETËN TË VRARË

Një nga shqiptarët e parë që mbërriti në Ekuador ishte Arbër Çekaj.  Në vitin 2009 ai themeloi firmën e eksportit të bananeve në Ekuador, të cilën me sa duket e përdorte për të fshehur lëndët narkotike përmes anijeve të mallrave. Në vitin 2015, ndaj Arbër Çekajt u hap një hetim për trafik droge. Por pavarësisht procesit gjyqësor, ai vazhdonte të eksportonte çdo javë derisa në vitin 2018 u arrestua përfundimisht në Gjermani. Nga viti 2015 deri në vitin 2018, është verifikuar se ai ka eksportuar 3000 ton banane. Çekaj u ekstradua nga Gjermania për në Shqipëri ku aktualisht po vuan edhe dënimin.

Adriatik Tresa

Më pas, në vitin 2011 ishte Adriatik Tresa ai që mbërriti në Ekuador. Tresa do të mund t’i mbijetonte botës së krimit për vetëm 9 vite pasi në nëntor të vitit 2020 ai u qëllua për vdekje në shtëpinë e tij në La Aurora të Ekuadorit.tressaaaaAutorët të veshur si efektivë policie hyn lehtësisht në rezidencën e Tresës dhe e qëlluan atë për vdekje. Sapo mbërriti në Ekuador Tresa u bë pronar i një zdrukthtarie dhe një farmacie. Ai u pikas nga autoritetet ekuadoriane dhe emri i tij u përmend në lidhje me vrasjen e gazetarit Fausto Valdiviezo në vitin 2013.

Që nga viti 2013, Tresa hetohej për pastrim parash, armë, drogë, madje edhe për vrasjen e gazetarit Fausto Valdiviezo.

Ai u procedua për pastrim parash, pasi së bashku me një shtetas tjetër iu gjetën 39.100 dollarë dhe 72.500 euro cash. Por një vit më pas gjykata ekuadoriane e shpalli të pafajshëm. Megjithtë, Tresa nuk do të jetonte gjatë pasi u ekzekutua në nëntor të vitit 2020.

Vrasja e Ilir Hidrit dhe arrestimi i Adriatik Tresës  

Në maj të vitit 2017, një tjetër shqiptar Ilir Hidri, u qëllua për vdekje në periferi të Guayaquilit. Hidri u ekzekutua nga persona të armatosur hipur mbi motoçikleta.

Po ashtu një tjetër shqiptar, tanimë nga Kosova, Remzi Azemi i cili ishte nipi i Hidrit – u plagos kur një person i armatosur e qëlloi atë teksa hapi xhamin e makinës së tij të blinduar për pirë një cigare.azemiiiiAdriatik Tresa u arrestua si i dyshuar për vrasjen e Ilir Hidrit pasi iu gjet edhe një armë në shtëpinë e tij, por gjykata e shpalli të pafajshëm. Më pas Tresa u ekzekutua në nëtor të 2020-s.

Vrasja e malazezit Fadil Kaçaniç dhe gruas së tij, ekuadorianes, Elsa G

Vrasja e Tresës ishte e ngjashme me atë të vitit 2018, kur u ekzekutua malazezi Fadil Kaçaniç bashkë me gruan e tij ekuadoriane Elsa G., e cila punonte në aeroport. Fadil dhe Elsa G. u rrëmbyen ndërsa ishin duke fjetur dhe u vranë në mars 2018, në Guayaquil, shkruan El Universo. fadiliÇifti u gjetën të vrarë në një nga rrugët që të çonin në bregdet. Në shtëpinë e tyre mbërritën persona me veshje policie, të cilët i rrëmbyen dhe më pas i dërguan drejt bregdetit duke i qëlluar në kokë. Kaçaniç nuk ushtronte asnjë aktivitet ekonomik në Ekuador. Por ai ishte i përfshirë në trafikun e drogës pasi në vitin 2010, atij iu gjetën 18 kilogramë kokainë në bagazhin e tij, në aeroportin e Guayaquilit me destinacion Amsterdamin. Ai u dënua me 12 vite burg për t’u vrarë më pas në 2018.

Vrasja e serbit Sasha Spasiç

Një tjetër ngjarje që vijon të jetë nën hetim është edhe vrasja e 56 vjeçarit serb Sasha Spasiç. Ai u ekzekutua në korrik të vitit 2020 në një qendër tregtare Samborondón.

spasicc

Atë e qëlloi një vrasës me pagesë teksa ishte duke pirë kafe me familjen e tij.

Vrasja e Ergys Dashit

Rasti më i fundit është ai i Ergys Dashit. Dashi u qëllua më 22 janar të këtij viti në një restorant në veri të Guayaquilit. Autori qëlloi në kokë Ergys Dashin duke e lënë të vdekur në vend, teksa kishte hyrë me një buqetë me lule në restorantin plot me klientë.

dashiDashi ishte një nga drejtuesit e një bande shqiptare të trafikut të drogës. Ai ishte me precedent penalë mbi trafik droge, shfrytëzim prostitucioni dhe armëmbajtje pa leje edhe pse në Ekuador ai nuk kishte asnjë procedim penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura