Ndryshimet te Skënderbeu, ja cili do të jetë sulmi i ri i korçarëve

Jun 27, 2018 | 16:51
SHPËRNDAJE

Pas largimit të Ali Soue dhe Xhejms Adeniji, Skënderbeu duhet të ribëjë sulmin për sezonin e ardhshëm. Blerim Krasniqi dhe nigeriani Oto Xhon shihen si alternativat më serioze për të qenë titullarë në repartin e avancuar. Golashënuesi i kampionatit kosovar me Trepça ’89 pritet të luajë për herë të parë me fanellën bardhekuqe.

krasniqi

Pas dy sezonesh në huazim, Xhon do të rikthehet në Korçë për të vijuar pjesën e mbetur të kontratës. Pritet që të gjithë lojtarët që kanë qenë në huazim në sezonin e kaluar të nisin fillimisht stërvitjen me Skënderbeun dhe më pas trajneri Orges Shehi të vendosë për të ardhmen e tyre.

Oto Xhon Trepçe

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura