
Botuesi dhe analisti i njohur, Henri Çili është ndaluar sot nga Forcat e Rendit, pas një urdhri të lëshuar nga prokuroria e Përmetit.
Sipas organit të akuzës, analisti i njohur dyshohet të jetë hetuar për ndikim ndaj një gjyqtari për lirimin e një personi të dënuar.
Mësohet se Henri Çili është kallëzuar nga një gjykatës i Përmetit, për ndërhyrje në një çështje gjyqësore dhe çështja ka kaluar në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës.
Sipas News24, prokuroria janë bërë muaj të tërë hetime e vëzhgime dhe ka firmosu disa urdhër-arreste janë ekzekutuar në Tiranë e Përmet.
Fillimisht është bërë shoqërimi i tij në policinë e Tiranës dhe më pas është dërguar në policinë e Gjirokastrës.
Procedimi ka nisur që në shtator 2019, për akuza si ushtrim i paligjshëm i ndikimit te organet e drejtësisë.
© Panorama.al











