Mustafaj zbulon ‘sekretet’: Pse Berisha mori drejtimin e lëvizjes dhe PD

Jan 20, 2018 | 10:16
SHPËRNDAJE

Ish-ministri demokrat, shkrimtari Besnik Mustafaj, ne parathenien e librit te Alfred Lelës, “Fjalori politik i Sali Berishës ’90-’92″, zbulon momente interesante nga figura e liderit te demokrateve, Sali Berisha.

Besnik Mustafaj
Besnik Mustafaj

“Ky leader-i i ri i demokratëve, i dalë nga askund, përsa i përket përvojës politike, siç ishim edhe të gjithë ne që e rrethonim, e shpreh veten më qartë e më në dinamikën e rritjes, për t’u bërë brenda një kohe të pabesueshme ai që u bë: strumbullari mishërues i kësaj historie”- shkruan Mustafaj.

Ai flet mes te tjerash nga pozitat e një dëshmitari te brendshëm në historinë e zhvilluar tashmë. “Njohës i afërt i Sali Berishës, kohë para se të fillonte përmbysja, me të qysh në ditën e parë të historisë e në vazhdim dhe për më tepër shkrimtar, pra, njeri i prirur natyrshëm për të mbajtur shënime në fund të ditës. Me këto kushte, dashje pa dashje, unë jam një lexues i veçantë i këtij punimi dhe mund të shërbej, në njëfarë mënyre, si një pasqyrë konkave për projeksionin e autorit, ku ne, në sjelljen dhe në komunikimin tonë publik, një çerek shekulli më vonë, dukemi më të mirë nga ç’kemi qenë, në kuptimin që ngjajmë shumë më të qartë për rrugën që po ndiqnim për arritjen e qëllimit tonë politik dhe më të strukturuar në ligjërimin tonë publik. Në të vërtetë, e them pa modesti, sidomos në fillim, ne ishim shumë më intuitivë në reagimet tona se sa logjikë”- shkruan ai.

Sipas Mustafajt, pavarësisht se pa asnjë përvojë politike drejtuese, pa dyshim që Sali Berisha nuk doli në krye të kësaj rruge rastësisht, dhe as i sponsorizuar nga jashtë radhëve të lëvizjes për liri e demokraci, siç përpiqen me cinizëm ta paraqesin kundërshtarët e tij sot.

“Sali Berisha e mori shumë shpejt drejtimin e lëvizjes së re, thjesht, sepse ishte dukshëm më i zoti ndër të gjithë ne dhe më i përshtatshmi për të udhëhequr në ato rrethana të jashtëzakonshme për vendin. Komunikimi publik ishte pjesë e rëndësishme e përparësisë që kishte ai mbi të tjerët”-shkruan Musfataj.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura