Monika Kryemadhi reagon për ndarjen nga jeta të Bujar Nishanit: Kujtimi dhe kontributi i tij për vendin do të mbetet i paharruar

May 28, 2022 | 16:16
SHPËRNDAJE

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të  ish-Presidentit Bujar Nishani.

 

Me anë të një postimi në Facebook, Kryemadhi shprehet se Nishani ishte zyrtari, ushtaraku, qytetari i shtetit e miku i mirë, që karakterizohej nga integriteti dhe vlerat më të larta njerëzore.

Postimi i Kryemadhit

Ngushëllime familjes Nishani!

Ikja e parakohshme e Presidentit Nishani është një lajm i hidhur për të gjithë, ndërsa mendimet tona në këto momente janë me Odetën, fëmijët dhe familjarët e tij. Bujar Nishani ishte zyrtari, ushtaraku, qytetari i shtetit e miku i mirë, që karakterizohej nga integriteti dhe vlerat më të larta njerëzore. Kujtimi dhe kontributi i tij për vendin do të mbetet i paharruar!

Nishani-bujar0analiza

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura