Kryeparlamentari Ilir Meta nga Lezha ku ndodhet sikundër tha në mbrojtje të votës së lezhjanëve ka dhënë të tjera detaje për plagosjen e militantit të LSI-së, duke akuzuar direkt policinë për mënyrën si e ka raportuar ngjarjen.
“Policia ne Lezhe paguhet per te mbrojur qytetaret e jo kriminelet. Siguria e Metes eshtw e parendesishme para sigurise se lezhjaneve”- tha Meta.
Sipas tij, populli i Lezhes po e jep verdiktin e tij. “Edhe 4 ore dhe bandat do gjunjezohen. Liria e dinjiteti i shqiptareve nuk kane cmim. te gjithe ne votime, as jeta e Metes nuk ka vlere para votes se lire te shqiptareve sot”- tha prere ai.
Paralajmerimi i forte: Po i them edhe sot Rames
Në një prononcim telefonik për “News 24”, Meta ka qenë i prerë dhe i ka thënë troç Ramës se nëse ndodh ndonjë viktimë përgjegjësia direkte është e tij dhe e kreut të policisë.
“Po ia them edhe sot Edi Ramës, nëse ndodh viktimë përgjegjësia direkte është e tij dhe e kreut të policisë, ata janë në krye të një skenari mafioz ku policia në shumë segmente është në funksion të bandave për të deformuar vullnetin e shqiptarëve”- tha ai.
Meta ka theksuar se policia ka raportuar gabim per ngjarjen, pasi ne vend nuk eshte gjetur nje gezhoje, por jane gjetur dy gezhoja dhe per kete LSI ka fakte, sikunder ka edhe dy emrat e personave qe kane sulmuar me arme aktivistin e LSI-se, tashme te plagosur.
Shpërthen Meta: Kryesadistin nesër e keni të shtrirë përtokë, ka mbaruar kjo histori
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka dhënë një mesazh të fortë nga Lezha, ku mbërriti menhëherë pas plagosjes së aktivistit të LSI-së, para qendrës së votimit nga persona ende të paidentifikuar.

Meta mbërriti në Shëngjin me gjithë eskortën e tij dhe ka lëshuar një deklaratë të fortë. “Kam ardhur të mbroj votën e lezhjanëve”- ka thënë Meta, ndërkohë që ka bërë thirrje për shqiptarët “të ngrihen kundër bandave të Rilindjes”.
“I thoni gjithë popullit të Lezhës se ka ardhur Ilir Meta me gjithë eskortën e vetë dhe miqtë e vet për të mbrojtur votën dhe dinjitetin e lezhjanëve. Të ngrihemi të gjithë për dërrmuar bandat e rilindjes, bandat e drogës, bandat që duan të vjedhin, votën, dinjitetin dhe të ardhmen e lezhjanëve dhe fëmijëve të Lezhës”, ka thënë Meta.
Gjatë prononcimit për mediat, Meta ka akuzuar direkt Ramën, teksa e cilëson kryesadisti, por pa e permendur me emer. Sipas tij, “kryesadistit nuk i mjaftojnë 45 mandatet që merr nga votat e popullit. Kryesadistin e keni të shtrirë përtokë nesë, bashkë me bandat e tij qe i keni te shtrira qe sot, ka mbaruar kjo histori”- ka thene Meta.
Para nisjes, kryeparlamentari, njeheresh edhe presidenti i zgjedhur i shqiptareve, Ilir Meta eshte shprehur ne mbrojtje te zgjedhjeve te lira.
“Bandat e droges nuk mund te mbajne peng Shqiperine”- ka deklaruar Meta para nisjes per ne Lezhe.
Meta i prerë pas votimit, u tregon shqiptarëve se kë nuk duhet të votojnë
Kryeparlamentari dhe Presidenti i zgjedhur Ilir Meta, ish-kreu i LSI-së, shoqëruar nga bashkëshortja dhe vajza e madhe kanë votuar sot në Kopshtin 31 në Bllok.

Pas votimit, Meta, mesazhin e parë e ka dhënë për besimtarët. “Zoti ua pranoftë agjërimin dhe ua ktheftë në begati mirësi, lumturi. Sot është ditë shumë e rëndësishme për të gjithë. Duhet të jetë festa e demokracisë së vendit, dita e qytetarëve jo e politikanëve, sepse duhet të jenë qytetarët që duhet të thonë fjalën e tyre. Duhet të zgjohen dhe të vendosin”- tha ai.
Më tej Meta theksoi se: Nuk jap mesazh për kë të vetojnë, por për kë ata nuk duhet të votojnë. Kundër atyre që bëjnë presion. Të dënojnë me ashpërsi kundër kujtdo që kërkon të rrëmbejë të ardhmen e tyre. Shqiptarët duhet të tregojnë që liria dhe dinjiteti nuk kanë çmim, e ardhmja e fëmijëve të tyre është e shenjtë. Shqiptarët të ndëshkojnë ata që dërgojnë sekserë për të blerë të ardhmen e tyre. E ardhmja e fëmijëve të tyre nuk ka çmim”- tha ai.
Bashkëshortja Kryemadhi tha se “Jam si një qytetarë e thjeshtë që po bëj procesin e votimit si gjithë të tjerët. Ku është momenti për të shprehur kërkesat dhe padrejtësitë që u janë bërë”.
© Panorama.al











