Refugjatët e anijes “Dicotti”, BE kundër marrëveshjes së Italisë me Shqipërinë

Aug 29, 2018 | 22:23
SHPËRNDAJE

Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë, që Tirana të marrë 20 emigrantë nga Eritrea e anijes “Dicotti”, zbatohet vetëm nëse jepet pëlqimi nga vetë refugjatët. Këtë bindje ka shprehur zëdhënësja e KE-së, Natasha Bertaud.

Foto Andrea Di Grazia/LaPresse 26-08-18 Catania, Italia Cronaca Completato lo sbarco da nave Diciotti Nella foto: lo sbarco Photo Andrea Di Grazia/LaPresse 26-8-2018 Catania (IT) News Completed landing by the ship Diciotti

“Për të dërguar emigrantët në Shqipëri, siç parashihet me marrëveshjen e arritur midis qeverisë së Romës dhe asaj të Tiranës, në rastin e personave të mbetur në anijen ‘Diciotti’, Italia duhet të marrë pëlqimin e vetë personave më parë”, citohet nga mediat italiane zëdhënsja e Komisionit Europian.

“Dërgimi i azilkërkuesit në një vend të tretë, pa e vlerësuar kërkesën për azil, përbën refuzim dhe nuk lejohet as nga BE dhe as nga e drejta ndërkombëtare”, theksoi ajo.

Komisioni Europian, në korrik të vitit të kaluar, hodhi poshtë një zgjidhje të ngjashme të propozuar nga Austria dhe Danimarka. Ideja ishte transferimi i emigrantëve drejtpërdrejt në një vend tjetër BE, pa vlerësuar së pari kërkesat për azil të tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura