Marrëveshja/ Rama–Tsipras takohen në Londër: Një zgjidhje pozitive mund të arrihet së shpejti

Jul 10, 2018 | 22:49
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij grek Alexis Tsipras janë takuar në Londër, në një kohë kur pritet që Tirana dhe Athina të finalizojnë një marrëveshje për çështje të mbajtura pezull prej vitesh.

“Kryeministrat e Shqipërisë dhe Greqisë, Rama e Tsipras zhvilluan sot nje takim, gjate Samitit te Ballkanit Perendimor qe mbahet ne Londer. Dy Kryeministrat diskutuan rreth negociatave mbi nje numer te madh ceshtjesh, qe po drejtohen nga Ministrat e Jashtem dhe vleresuan arritjet e deritanishme. Ndonese ka ende ceshtje qe do te vazhdojne te diskutohen nga ekipet negociatore, Kryeministrat Rama dhe Tsipras shprehen besimin se nje zgjidhje pozitive mund te arrihet se shpejti”, thuhet në postime në Twitter të Kryeministrisë, teksa postohen edhe foto nga takimet. Më pas edhe Kryeministri Rama ka publikuar një video nga takimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura