LSI pranon rezultatin e zgjedhjeve: Vendi tani ka një opozitë të vërtetë

Jun 27, 2017 | 13:55
SHPËRNDAJE

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka dale sot në një konferencë nga selia e partise, ku me te paren deklarate per mediat ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve duke theksuar se vendi tashme ka per here te pare nje opozite te vertete, dhe qytetaret do te kene zerin e tyre te forte ne Kuvendin e Shqiperise.

vasili lsi petrit

|Zgjedhjet e 25 qershorit për shkak të strategjisë së terrorit, të vërshimit të parave të pista të bërjes njësh të policisë së shtetit dhe bashkëvepruese në këtë terror, pra e një klime e tillë, 230 mijë vota ishin goditja më e rëndë që i jepnin kësaj strategjie dhe krijimit të rrugës së gjerë ku do të ecë Shqipëria”- tha Vasili.

Sipas tij, “pas 4 vitesh, mijëra shqiptarë do të ketë më së fundi zërin e tyre në parlamentin e Shqipërisë, që do të denoncojë qartë dhe në mënyrë të hekurt strategjinë e terrorit të zgjedhjeve, që e kemi të dokumentar me fakte, fotografi etj, që do të bëhen të ditura brenda e jashtë vendit”.

Së dyti, zëri i opozitës së re do të zhbëjë moralisht dhe para të gjithë shqiptarëve strategjinë e drogës dhe parave të fëlliqura, një vend që do të çlirohet nga një gropë plehrash, si vend që kërkon të çlirohet nga vjedhja e koncesioneve, dhuna e taksidarëve dhe e shtetit që i pi gjakun.

Opozita ishte si e ajo e Sali Rexhepit me vetëm një deputet, e tani vendi do të ketë një opozitë të vërtetë, jo të kapur, jo të blerë dhe që ka vetëm një mision, të jetë zëri i qytetarëve.

Këto janë zgjedhjet më të shëmtuara, këto ne i kemi dokumentuara, nuk do lodhemi t’ja dokumentojmë nga afër cdo shqiptari, se duam që shqiptarët të dinë cfarë ka ndodhur dhe cfarë është kjo strategji e koordinuar nga kapja e policisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura