Mesazhi i fortë i Luan Ramës: Rilindja në opozitë! Bravo Shqipëri

Jun 25, 2017 | 21:08
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i LSI-së Luan Rama, ka reaguar me anë të një statusi në ‘Facebook”, pas mbylljes së procesit të votimit. Ai thote se Rilindja ka kaluar ne opozite.

luan rama rilindja ne opozite

LSI mesazh të fortë komisionarëve dhe vëzhgueseve: Mbroni çdo votë!

Me heret Luan Rama u kërkoi komisionerëve që të ruajnë çdo votë.

Statusi në “Facebook”

Nuk ka sondazh që të mund të tjetërsojë votën e qytetarëve!

Komisionerët, vëzhguesit dhe të gjitha grupet tona të vëzhgimit mendjen vetëm tek procesi, për të mbrojtur çdo votë!

LSI: Jemi në prag të fitores së madhe, forcë e parë në Tiranë

Nënkryetari i LSI-së Luan Rama,  ka bërë një paralajmërim të forte, ku shkruan se kjo forcë politike do të dalë e para në kryeqytet dhe shprehet se është në prag të fitores së madhe.

Statusi në “Facebook”

LSI është në prag të fitores së madhe për të dalë forcë e parë në Tiranë!

Prandaj, në kohën e mbetur deri në mbyllje të kohës së votimit, shpejtoni që të jepni votën tuaj për të shpëtuar Shqipërinë nga kthetrat e krimit dhe të bandave të kanabisit!
Eja dhe voto! Voto edhe ti!
LSI forcë e paparë!

19496044_418992695167395_374148132_o

Nga ana tjeter kreu i LSI-së Petri Vasili, u ka bërë thirrje qetarëve që të dalin dhe të votojnë.

Me anë të një statusi në “Facebook’, Vasili shkruan:

“Qytetarë, shfrytëzojeni maksimalisht këtë ditë të shënuar, që vjen një herë në katër vjet. Bëni gjithçka është e mundur që vullneti juaj i patjetërsueshëm të triumfojë edhe në votën e fundit të numëruar. Merrni të njohurit dhe familjarët dhe DILNI TË VOTONI!”

vasil;i

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura