Lame publikon foto të rrallë: Ushtarët shqiptarë e gjermanë bashkë në 1943-in

Aug 7, 2016 | 15:23
SHPËRNDAJE

Artan Lame ka publikuar në profilin e tij në Facebook një foto, te cilen ai e quan zbulim.

Sipas tij, në foton e cila mendohet se i përket vitit 1943 janë 4 ushtarë, dy gjermanë dhe dy shqiptarë.

Lame-295x300

Lame shpjegon se dy ushtarët gjermanë mbajnë në gjoks një shenjë dalluese të tyre që ngjallte tmerr ngado.

“Nga një plak në Korçë kam dëgjuar që këta, në të folmen e popullit quheshin “gjerman me pllakë”. Dhe plaku ende sot ulte zërin kur i përmendte”, shkruan Lame.

Ja statusi i plote i Artan Lames:

S’ka gjë më të rrallë se fotot e trupave ushtarake gjermane gjatë pushtimit 1943-44. Mortje e vërtetë siç ishin, s’linin asgjë prapa, as edhe imazhe.

Prej tyre mbetej veç tmerri që mbillnin, korrektësia teutonike, disiplin prusiane dhe… asgjë tjetër. Ndaj, sa herë gjej një foto të tyre të bërë nëpër Shqipëri, e konsideroj zbulim.
Në këtë foto të bërë në Tiranë me sfond kolonadën e xhamisë së Ethem beut, shfaqet një grup i përzjerë, dy ushtarakë gjermanë dhe dy shqiptarë.

I pari dhe i treti janë ushtarë gjermanë të FELDGENDARMERIE (xhandarmërisë fushore), ndërsa i dyti dhe i katërti janë dy xhandarë shqiptarë. Gjermanët mbajnë në gjoks të famshmen shenjë dalluese të tyre (që ngjallte tmerr ngado).

Nga një plak në Korçë kam dëgjuar që këta, në të folmen e popullit quheshin “gjerman me pllakë”. Dhe plaku ende sot ulte zërin kur i përmendte.

lame 1Shqiptarët janë njëri nëntoger i xhandarmërisë ndërsa tjetri xhandar i thjeshtë i armatosur me pushkë italiane M.91/38.

Italianët, nisur nga fakti që gjithë shqiptarët dinin italisht, patrullonin të pashoqëruar, ndërsa me gjermanët puna ishte ndryshe.

Ata patrullonin si rregull të shoqëruar nga xhandarë shqiptarë, që shërbenin edhe si përkthyes. Megjithëse fraza e akullt “Halt, papieren!” s’kish shumë nevojë për pëkthyes.

Nga uniforma verore, kuptohet që fotografia duhet të jetë bërë menjëherë pas kapitullimit të Italisë dhe vendosjes se trupave gjermane, diku në shtator 1943.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura