Kërkoi opinion nga ‘Venecia’ për ’30 qershorin’/ Gjykata Kushtetuese sqaron pse u mor ky vendim: Çështja ishte e një natyre unike! Debati jokonstruktiv mund të perceptohet si…

Jun 25, 2021 | 22:00
SHPËRNDAJE

Pas reagimeve të shumta në lidhje me vendimin për të marrë opinionin e Komisionit të Venecias për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, Gjykata Kushtetuese me anë të një njoftimi ka sqaruar pse trupa gjykuese arriti në këtë përfundim.

Gjykata-Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese shprehet e shqetësuar në lidhje me keqinterpretimin apo keqinformonin në lidhje me këtë vendimmarrje.

Sipas këtij institucioni, çështja mbi procesin zgjedhor të datës 30.06.2019 është e një natyre unike dhe këshillimi me organe të specializuara, siç është Komisioni i Venecias u konsiderua i nevojshëm nga kjo Gjykatë.

“Gjykata Kushtetuese i është drejtuar edhe më parë Komisionit të Venecies, si një organ i specializuar i Këshillit të Evropës me ekspertizë të thelluar në të drejtën kushtetuese dhe me një kontribut të çmuar në veprimtarinë e kësaj Gjykate në çështjet me rëndësi të veçantë. Çështja mbi procesin zgjedhor të datës 30.06.2019 është e një natyre unike dhe këshillimi me organe të specializuara u konsiderua i nevojshëm nga kjo Gjykatë”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Debatin publik për vendimmarrjen, Gjykata e Konsideron si jokonstruktuv dhe që nuk i shërben jo vetëm klimës së besimit, por mund të perceptohet si përpjekje për ta përfshirë atë në debate me ngjyrime politike.

“Gjykata Kushtetuese, në deklaratën e saj të fundit për mediet, ka theksuar rëndësinë e respektimit të pakushtëzuar të vendimeve të saj dhe ka shprehur besimin se ushtrimi i veprimtarisë të kësaj Gjykate në një klimë besimi nga kushdo do t’i shërbente forcimit të autoritetit të saj si organ kushtetues i pavarur. Gjykata konstaton se debati jokonstruktiv i ditëve të fundit jo vetëm që nuk i shërben kësaj klime besimi, por, përkundrazi, mund të perceptohet si përpjekje për ta përfshirë atë në debate me ngjyrime politike, të veshura nën petkun e diskurseve juridike për të paragjykuar vendimmarrjen e saj në lidhje me themelin e çështjes dhe si ndërhyrje në pavarësinë e saj”, thuhet ne ragimin e Gjykates.

Reagimi i plotë

Gjykata Kushtetuese ka ndjekur diskutimet që ka ngjallur vendimmarrja e saj e datës 23.06.2021 për të kërkuar amicus curia nga Komisioni i Venecies për shqyrtimin e çështjes mbi procesin zgjedhor të datës 30.06.2019.

Gjykata Kushtetuese, duke shprehur shqetësimin e saj rreth keqinterpretimeve dhe keqinformimit në lidhje me këtë vendimmarrje, ndjen për detyrë institucionale të informojë sa më poshtë vijon.

Ky vendim është i ndërmjetëm dhe mbështetet në nenin 44/b të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i shtuar në kuadër të ndryshimeve të reformës në drejtësi.

Objekti dhe çështjet për të cilat u vendos të kërkohet ky opinion janë të ndryshme nga çështjet e trajtuara në opinionet e mëparshme të Komisionit të Venecies, të cilat Gjykata Kushtetuese pa dyshim i mban gjithmonë në konsideratë. Për më tepër, në morinë e çështjeve të trajtuara që nga rifunksionimi i Gjykatës Kushtetuese, ky është rasti i vetëm që ajo po e përdor këtë instrument.

Gjykata Kushtetuese i është drejtuar edhe më parë Komisionit të Venecies, si një organ i specializuar i Këshillit të Evropës me ekspertizë të thelluar në të drejtën kushtetuese dhe me një kontribut të çmuar në veprimtarinë e kësaj Gjykate në çështjet me rëndësi të veçantë.

Çështja mbi procesin zgjedhor të datës 30.06.2019 është e një natyre unike dhe këshillimi me organe të specializuara u konsiderua i nevojshëm nga kjo Gjykatë.

Gjykata Kushtetuese, në deklaratën e saj të fundit për mediet, ka theksuar rëndësinë e respektimit të pakushtëzuar të vendimeve të saj dhe ka shprehur besimin se ushtrimi i veprimtarisë të kësaj Gjykate në një klimë besimi nga kushdo do t’i shërbente forcimit të autoritetit të saj si organ kushtetues i pavarur.

Gjykata konstaton se debati jokonstruktiv i ditëve të fundit jo vetëm që nuk i shërben kësaj klime besimi, por, përkundrazi, mund të perceptohet si përpjekje për ta përfshirë atë në debate me ngjyrime politike, të veshura nën petkun e diskurseve juridike për të paragjykuar vendimmarrjen e saj në lidhje me themelin e çështjes dhe si ndërhyrje në pavarësinë e saj.

GJYKATA KUSHTETUESE PEZULLON GJYKIMIN PËR ‘30 QERSHORIN’, I DREJTOHET KOMISIONIT TË VENECIAS

Dy ditë me parë Gjykata Kushtetuese pezulloi gjykimin për padinë e Voltana Ademit në lidhje me zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, duke iu drejtuar Komisionit të Venecias për marrjen e një vendimi. Ndërkohë palët në çështje kanë të drejtë të paraqesin nga një pyetje për Komisionin e Venecias.

Kryetarja e Bashkise Shkoder, Voltana Ademi u shpreh e bindur se në fund Gjykata Kushtetuese do të japë drejtësi.

“Kam bindjen që pluralizmin nuk do ta asgjësojë asnjë autokraci dhe se Gjykata Kushtetuese do të vendosë kthimin në jetë të pluralizmit politik në nivel vendor dhe për rrjedhojë edhe të demokracisë vendore.

Kam bindje që GJK do të japë drejtësi për të drejtat e qytetarëve, drejtësi kushtetuese, drejtësi për pluralizëm, drejtësi për shtet dhe pushtet pluralist, drejtësi për çdo institucion aktor dhe faktor që kanë detyrim të zbatojnë Kushtetutën dhe vetëm Kushtetutën”, shprehet Ademi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura