Meta: Zgjedhjet janë më 13 tetor, ndryshe s’ka negociata

Jul 17, 2019 | 10:50
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta u bën thirrje palëve politike që të bëjnë çmos për të pasur zgjedhje më 13 tetor, si një mundësi e vetme, sipas tij, që Këshilli i BE-së të japë vendim pozitiv për çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë, vendim që pritet të merret më 17-18 tetor.

Përmes një postimi në “Facebook”, Meta shprehet se nuk duhet humbur asnjë ditë, pasi 19 tetori do të jetë shumë vonë.

Presidenti i Republikës shkruan se “përpara kemi një datë tepër të rëndësishme, për ne dhe të ardhmen e vendit tonë, 17-18 tetor 2019, kur Këshilli i Bashkimit Europian do të marrë një vendim për çeljen ose jo të negociatave me Shqipërinë”.

“Koha që të mos mbetemi edhe në vjeshtë! Të dashur qytetarë, 30 qershori iku si një datë e përbashkët vetëm kalendarike. Përpara kemi një datë tepër të rëndësishme, për ne dhe të ardhmen e vendit tonë, 17-18 tetor 2019, kur Këshilli i Bashkimit Europian do të marrë një vendim për çeljen ose jo të negociatave me Shqipërinë.

Ndaj nuk mund të vazhdohet më të ecet në dy rrugë të kundërta, që nuk takohen me njëra-tjetrën: në një anë atë të kapjes së çdo institucioni, çdo zyre dhe çdo vendi pune, dhe atë të delegjitimimit të çdo institucioni nga ana tjetër.

Të dyja palët duhet t’u krijojnë mundësinë të gjithë qytetarëve shqiptarë, që në mënyrë të qetë, civile dhe demokratike të shprehin sovranitetin e tyre për të gjitha institucionet, vendore dhe qendrore, përfshi dhe Presidentin nga populli, në 13 tetor.

Koha është tani! Në 19 tetor do të jetë shumë vonë!”, shkruan Meta. Kreu i shtetit anuloi 30 qershorin si datën e zhvillimit të zgjedhjeve lokale me arsyetimin se vendi mund të shkonte në një përplasje civile dhe për t’u dhënë mundësi palëve që të uleshin dhe të dakordësoheshin për zhvillimin e zgjedhjeve gjithëpërfshirëse.
ilir-meta-675x450

Postimi i plote i Metes:

KOHA QË TË MOS MBETEMI EDHE NË VJESHTË!

Të dashur qytetarë,
30 qershori iku si një datë e përbashkët vetëm kalendarike. Përpara kemi një datë tepër të rëndësishme, për ne dhe të ardhmen e vendit tonë, 17-18 tetor 2019, kur Këshilli i Bashkimit Europian?? do të marrë një vendim për çeljen ose jo të negociatave me Shqipërinë??.
Ndaj nuk mund të vazhdohet më të ecet në dy rrugë të kundërta, që nuk takohen me njëra-tjetrën: në një anë atë të kapjes së çdo institucioni, çdo zyre dhe çdo vendi pune, dhe atë të delegjitimimit të çdo institucioni nga ana tjetër.
Të dy palët duhet t’u krijojnë mundësinë të gjithë qytetarëve shqiptarë, që në mënyrë të qetë, civile dhe demokratike të shprehin sovranitetin e tyre për të gjitha institucionet, vendore dhe qendrore, përfshi dhe Presidentin nga populli, në 13 tetor.

KOHA ËSHTË TANI!

Në 19 tetor do të jetë shumë vonë!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura