Policia bën të ditur se është gjetur i pajetë njëri nga alpinistët, i cili u rrëzua në Malin e Munellës bashkë me gazetarin Alfred Lela dhe tre persona te tjere.
Sipas policisë së Pukës, pas disa orë kërkimesh është gjetur i pajetë shtetasi Ndoc Mula.
Gazetari Alfred Lela, bashkë me Ilir Shytin, Ndoc Mulën, Dorian Malajn dhe Gisel Dollanin ishin duke eksploruar në Malin e Munellës në Pukë, kur aksidentalisht si pasojë e motit të keq ata janë rrëzuar në humnerë.
Ilir Shyti u gjet gjatë kërkimeve dhe u dërgua në spital, ndërsa Mula u për fat te keq ka nderruar jete. Ndersa personat e tjere jane ne gjendje te mire shendetesore.
Njoftimi i policisë
Në vijim të informacionit të dhënë ku dy alpinistë duke eksploruar në Malin e Munellës kanë rrëshqitur duke rënë në humnerë ku njëri prej tyre shtetasi I. Sh u gjet gjatë kërkimeve dhe u transportua në spital ju informojmë se:
Shërbimet e Policisë, shërbimet e zjarrëfikses, pjesëtare të shoqatës së alpinistëve Pukë dhe banorë të zonës kanë vijuar kërkimet në kushte klimaterike të vështira dhe terren të thepisur.
Pas disa orë kërkimesh është gjetur i pajetë shtetasi N. M dhe po vijon puna për nxjerrjen e trupit.
DESHMIA E ALFRED LELES
Vetë Lela ka treguar orët e tmerrit që kanë kaluar, që siç shprehet ai “mendova se e kisha mbyllur me këtë botë”. Ai rrëfen se teksa kanë prekur majën, një stuhi e fortë ka përshkruar zonën duke e bërë më të vështirë lëvizjen e tyre.
“E kapëm majën, aty nisi një stuhi që frynte në dy krahët dhe na bëri të pamundur kapërcimin në anën tjetër të majës për t’u ulur në një drejtim tjetër. Era ishte e tillë sa që na merrte mbrapsht. U detyruam të iknim mbrapsht. Ishim pa fat, sepse era dhe i ftohti kishin mbuluar gjurmët duke e bërë uljen më të vështirë. Në përpjekje për t’u ulur kemi rrëshqitur 3 prej nesh, unë i pari. Me ndihmë të Zotit jam ndalur aty ku nuk mendoja se do të ndalesha më, mendoja se e kisha mbyllur me këtë botë. Më ka ndaluar një objekt pa shkuar në anën tjetër të shkëmbit”
© Panorama.al











