EMRAT/ Kush janë zyrtarët e arrestuar në Bashkinë e Sarandës, nga drejtori tek juristja dhe noteri

Jun 1, 2022 | 14:50
SHPËRNDAJE

Policia e Sarandës ka arrestuar këtë të mërkurë, drejtorin e Urbanistikes në Bashkinë e qytetit bregdetar, një juriste në ASHK dhe një noter.

bashkia sarande

Korespondentja e “Panorama” bën me dije se policia ka ekzekutuar urdhrat e arrestit të lëshuara nga Prokuroria lokale.

“Panorama” ka mësuar emrat e të arrestuarve.

Drejtori i Bashkisë i arrestuar është Pandi Zhonga, juristja e ASHK Sarande Rovena Alikaj, dhe noteri Aleko Anagnosti.

Nuk ka ende një njoftim zyrtar nga policia lidhur me arrestimet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura