Laçi mbetet pa kapiten, zyrtarizohet largimi i Faton Toskit (FOTO)

Jan 18, 2017 | 13:25
SHPËRNDAJE

Zgjati vetëm 6 muaj eksperienca e mesfushorit me eksperiencë nga Gjilani, Faton Toski, në Kategorinë Superiore. Në pjesën e parë të sezonit ai erdhi nga Gjermania për t’u bërë pjesë e Laçit, duke qënë dhe kapiten i ekipit bardhezi.

toski

Ditën e djeshme largimi i tij nga Laçi është bërë zyrtar teksa futbollisti është shfaqur mes skuadrës të Perak në prezantimin që ekipi nga Malajzia ka bërë për mediat. Kështu Toski ka vendosur ta vazhdojë në Malajzi karrierën e tij futbollistike, ndërkohë që futbolli shqiptar humb shërbimet e një lojtari mjaft cilësor që bënte diferencën.

toski1

Megjithatë kurbinasit pritet të mos ta ndjejnë shumë mungesën e Toskit duke qënë se në ekip është kthyer një ish-kapiten dhe mesfushor mjaft cilësor si Erjon Vucaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura