Kumbaro: Çfarë po ndodh me objektin në Butrint (foto nga projekti)

| 18:45
SHPËRNDAJE

E gjithë zhurma mediatike, por jo vetëm, që është zhvilluar gjatë këtyre ditëve për Butrintin, por edhe debatet që pasuan denoncimet e opozitës, kanë ngritur shumë pikëpyetje lidhur me atë çka po ndodh vërtet. Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, në emisionin “Kjo javë” me Nisida Tufën në “News24”, thotë se dezinformimi i publikut për këtë projekt, është i qëllimshëm.

butrin projekti6

Ministrja Kumbaro, referuar raportit të dhënë në Komisionin e Medias, thotë se, nuk është shkelur ligji për trashëgiminë kulturore dhe janë respektuar të gjitha procedurat. Projekti ka një paketë shërbimesh, bëhet fjalë për një ndërtesë, objekt ekzistues disa metër katrorë, ndërtuar në vitin 1975.
“Lidhur me zhurmën apo me debatin, le të themi që unë kam gati 4 vjet që jap të njëjtën përgjigje. Fakti që kultura me gjërat që sjell, me iniciativat që merr, me ndryshimet që kërkon të bëjë, dhe pastaj me rezultatit që arrin nga iniciativat, ngjall debat, për mua ky është një kompliment që i bëhet ministrisë dhe gjithë atyre që punojnë në sektor. Kjo zhurmë shkaktohet shpesh si pasojë e një dezinformimi, apo një qëllimi të keq për të deformuar realitetin. Do ishte mirë që njerëzit mos merrnin parasysh këto zhurma por të shkonin në terren për të parë se çfarë po ndodh”, shprehet ministrja.
Duke komentuar projektin, ajo thotë se bëhet fjalë për një objekt ekzistues, i cili është kthyer në një magazinim objektesh të vjetra dhe arka. Ministrja thotë se ky objekt, që vazhdon të ekzistojnë prej dekadash, në këtë vend dhe nuk përdoret për asgjë, t’i jepet një funksion.

Nisur nga numri i lartë i vizitorëve në Butrint, ministrja thotë se shihet e nevojshme që atyre t’u ofrohen disa nga shërbimet që ata kërkojnë. Sakaq, Kumbaro ka sqaruar projektin me detaje, duke e ilustruar edhe me foto.

“Këtij objekti ekzistues nuk i shtohet asnjë centimetër volum, thjesht kjo ngrehinë do të rehabilitohet. Pra muret do të rregullohen, do pastrohet, dhe përpara objektit do të shtrohet një platformë druri, e cila zë një hapësirë rreth 60 metra katrorë. Të dyja, objekti ekzistues me platformën, shkon rreth 100 metra katrorë. Në fillim u vendos një platformë metalike, ku u vendos një shtresë zhavorri. Meqë u fol për tulla, ato janë për rehabilitimin e mureve të brendshme ekzistuese të ndërtesës. Për këtë projekt po punohet që prej muajit gusht. Për t’u mbajtur strukturat e verandës (me elementë druri dhe xhami) që i shtohet objektit, ka vetëm disa shtresa të holla betoni të varfëruar, (brenda të gjitha parametrave që parashikohen në sitet e objekteve të trashëgimisë kulturore që rikonstruktohen për struktura mbi sipërfaqe), të cilat shërbejnë për kolonat për të mbajtur strukturën mbuluese”, sqaroi ministrja.

E pyetur sesa beton po hidhet në projekt, ministrja thotë se sipas kartës së restaurimit thuhet se në zonat arkeologjike thuhet se nuk lejohen ndërtime te reja, apo gërmime, ndërsa lejohen restaurime, e sidomos në elementë të përkohshëm e të lëvizshëm si xham dru, apo beton i varfëruar, që mund të lëvizen lehtësisht”.

butrin projekti5 butrin projekti4 butrin projekti3 butrin projekti2 butrin projekti1

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.