Kukësi mposht Flamurtarin, Tirana rikthehet te fitorja

May 10, 2017 | 18:12
SHPËRNDAJE

Kukësi ka arritur të fitojë në shtëpi ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të Kategorisë Superiore ndaj Flamurtarit me rezultatin 1-0. Golin e vetëm të takimit e realizoi Pejiç në minutën e 33-të falë ekzekutimit të saktë të një goditjeje dënimi.

kukesi flamurtari1

Pas këtij takimi, Kukësi vazhdon të udhëheqë kampionatin me 69 pikë, duke pritur se çdo të bëjnë rivalët në ndeshjet e tyre përkatëse. Ndërkohë Flamurtari mbetet në vendin e 7 të renditjes me 35 pikë.

Komenti minutë pas minute

90+5′ Përfundon takimi.

90+4′ Leal dhe Rangel ndëshkohen me kartonë të verdhë.

90′ Telushi ndëshkohet me karton të verdhë.

83′ Kukësi kryen zëvendësimin e fundit. Largohet Emini, në fushë Rangel.

78′ Fazliu ndëshkohet me karton të verdhë.

76′ Flamurtari kryen zëvendësimin e tretë. Largohet Shkodra, në fushë Neziraj.

72′ Kukësi kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Kale, në fushë Guri.

66′ Kukësi kryen zëvendësimin e parë. Largohet Musolli, në fushë Karioka.

60′ Flamurtari kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Hyseni, në fushë Fazliu.

58′ Flamurtari kryen zëvendësimin e parë. Largohet Shehaj, në fushë Lineker.

55′ Emini tenton me një goditje të rrezikshme me kokë, por Halilaj bën një pritje mjaft të bukur.

46′ Fillon pjesa e dytë.

45′ Përfundon pjesa e parë.

33′ Pejiç ekzekuton një goditje dënimi duke tentuar portën dhe gjuajtja e sulmuesit kroat është e saktë pasi përfundon në rrjetë.

30′ Veliu ndëshkohet me karton të verdhë.

28′ Shkodra kroson një top në zonë dhe Bushiç tenton me kokë, por Koliç neutralizon rrezikun.

25′ Mersini ndëshkohet me karton të verdhë.

18′ Imami tenton me një goditje të rrezikshme nga larg, por Halilaj grushton dhe largon topin në goditje këndi.

10′ Kalojnë në qetësi këto minuta të para të takimit, pa raste të rrezikshme për gol.

1’ Fillon ndeshja.

KUKËSI – FLAMURTARI 1-0
Pejiç 33′

Kukësi: Koliçi, Hallaçi, Pashaj, Alla, Imami, Dvornekoviç, Musolli (Karioka 66′), Lena, Kale (Guri 72′), Emini (Rangel 83′), Pejiç
Trajner: Ernest Gjoka

Flamurtari: Halilaj, Jakovljeviç, Leal, Veliu, Mersini, Telushi, Shkodra (Neziraj 76′), Shehaj (Lineker 58′), Hyseni (Fazliu 59′), Alvesh, Bushiç
Trajner: Shpëtim Duro

Gjyqtar: E. Hamiti

KV: Rangel 90+4′ / Mersini 25′, Veliu 30′, Fazliu 78′, Telushi 90′, Leal 90+4′

 

Shtubina shpëton Vllazninë nga humbja, barazim në ekstrem ndaj Luftëtarit (Video)

Një gol i kapitenit Shtubina në minutat shtesë të ndeshjes i ka siguruar të paktën një pikë Vllaznisë që dukej e dorëzuar përballë Luftëtarin në luftën për vendin e katërt. Dueli mes dy ekipeve që synojnë të sigurojnë Europën nëpërmjet këtij pozicioni në renditje kishte folur thuajse i gjithi në favor të gjirokastritëve.

Edhe pse shkodranët shënuan të parët me anë të Bakajt pas një penalltie të diskutueshme, golat e Bojom dhe Rexhinaldos i kishin dhënë një avantazh mëse të merituar ekipit gjirokastrit që po përgatitej të mbyllte ndeshjen me fitoren dhe vendi n  katërt thuajse të sigurt për javët e mbetura të Superiores.

Por një diagonale e Shtubinës në shtesën e takimit arriti t’i siguronte Vllaznisë një pikë me barazimin 2-2 duke e mbajtur në garë për Europën, e për më tepër duke evituar që skuadra shkodrane të përfshihej në mënyrë të rrezikshme në luftën për mbijetesë.

vllaznia gol

 

MINUTË PAS MINUTE

90’+3’ Mbyllet ndeshja në Shkodër.

90’+3’ Shtubina realizon me një gjuajtje diagonale që kalon portierin Miraka duke barazuar shifrat 2-2.

90′ Katër minuta shtesë në Shkodër.

86’ Hebaj provon të shënojë me një gjuajtje nga jashtë zonës, megjithatë nuk gjen kuadratin.

83’ Priten sulme të Vllaznisë, por është Luftëtari që kundërsulmon gjithmonë rrezikshëm nga krahët.

78’ Abazaj zbret me shpejtësi në krahun e djathtë dhe pastaj tenton të gjuajë por topi përfundon në krahun tjetër te Bregu. Edhe ky i fundit nuk koordinohet siç duhet, me sferën që përfundon jashtë pa rrezikuar Selimajn.

70’ Duke parë hapësirat që ka filluar të lërë Vllaznia në prapavijë, Milinkoviç bën lëvizjen e radhës, duke hedhur në fushë Dejvi Bregun, për të shfrytëzuar shpejtësinë e tij në krahun e majtë, ndërsa Lamçja lë fushën e lojës duke çaluar..

62’ Rexhinaldo i vjedh topin pranë zonës dhe me një pasim ët shpejtë nxjerr Abazajn të vetëm para portës kundërshtare, por gjuajtja e sulmuesit përfundon jashtë, ngjitur me shtyllën pingule të Selimajt.

55’ Cungu hedh në fushë edhe Hebajn, i cili pas pak minutash i afrohet golit me një kthesë të shpejtë. Zgjohen shkodranët që tashmë hidhen në sulm në kërkim të barazimit.

50’ Kros nga Rroca brenda zonës së rreptësisë së Vllaznisë ku Rexhinaldo nuk fal para portës, duke kaluar në avantazh Luftëtarin 1-2.

46’ Lëviz menjëherë Cungu, duke larguar nga fusha sulmuesin Kalaja për të aktivizuar Gocajn.

46′ Rifillon ndeshja në Shkodër.

45’+1′ Mbyllet pjesa e parë. 

44’ Aksion i insistuar i Luftëtarit që fillimisht pretendon për 11-metërsh, e më pas arrin të barazojë shifrat me Bojom. Pas një harkimi nga krahu i djathtë, mbrojtësi i dalë në ndihmë të sulmit, arrin të shtyjë topin në rrjetë duke iu shmangur pozicionit jashtë loje 1-1.

34′ Penallti për Vllaznisë. Në një goditje nga këndi për skuadrën shkodrane, Rapa ndërhyn në mënyrë të gabuar kundër Tafilit dhe gjyqtari Sino sinjalizon penallti. Nga pika e bardhë godet Bakaj i cili nuk gabon, 1-0 për Vllazninë.

33′ Goditje dënimi ballore e shkëlqyer e Bakajt, po aq e bukur edhe ndërhyrja e Mirakës i cili grushton topin në goditje nga këndi.

28’ Tjetër goditje standarde dhe tjetër rrezik në portën e Vllaznisë, por Rexhinaldo nuk arrin të kthejë sferën në rrjetë edhe pse në pozicion mjaft të favorshëm.

18’ Vazhdon të sulmojë Luftëtari, me ndeshjen e vendosur plotësisht në gjysmëfushën e Vllaznisë. Lamçja provon me një gjuajtje të bukur në hyrje të zonës, por nuk ka shënjestrën e duhur për të shqetësuar Selimajn pasi sfera përfundon mbi traversë.

10′ Kundërsulm i shpejtë i Vllaznisë që gjen të papërgatitur mbrojtjen kundërshtare. Kalaja shfaqet i vetëm para Mirakës por gabon gjithcka në finalizim duke dërguar topin mbi traversë.

3’ Tjetër kërcënim në portën e Vllaznisë. Në një goditje dënimi të harkuar nga e djathta e sulmit, Bojom gjendet i vetëm në mes të mbrojtjes shkodrane, por gjuajtja e tij me kokë kalon shumë mbi traversë.

1’ Pak sekonda i janë dashur skuadrës së Luftëtarit për të rrezikuar portën e Vllaznisë me Abazajn i cili gjuajti me kokë në pozicion qendror, por Selimaj devijoi duke shpëtuar katërkëndorin e tij nga një gol i sigurt.

1′ Fillon ndeshja në Shkodër me goditjen nga qendra të Rexhinaldos..

Vllaznia-Luftëtari 2-2
34′ (p) Bakaj, 90’+3′ Shtubina / 44′ Bojom, 50′ Rexhinaldo

Vllaznia: Selimaj, Gurishta, Vrapi, Pjeshka, Shtubina, Tafili, Krymi (52′ Hebaj), Kruja (63′ Mulemo), Çinari, Kalaja (46′ Gocaj), Bakaj

Trajner: Armando Cungu

Luftëtari: Miraka, Liçaj, Beqiri, Bojom, Rapa. Aleksi, Ramadani (74′ Rapo), Rroca, Abazaj (90’+3′ Brahimaj), Lamçja (70′ Bregu), Rexhinaldo

Trajner: Mladen Milinkoviç

KV: Bakaj, Gurishta, Tafili, Vrapi / Liçaj, Beqiri, Rapa, Lamçja

Gjyqtar: Emirjon Sino

Tirana bën detyrën ndaj Korabit. Vendosin golat e Ede dhe Takut

Tirana ka bërë detyrën në shtëpi përballë Korabit duke fituar me rezultatin 2-0. Në pjesën e parë bardheblutë kanë qenë të pafat ku pavarësisht sulmeve te shumta nuk kanë arritur ta zhbllokojnë takimin. Me fillim e pjesës së dytë, në minutën e 48, Ede ka kaluar Tiranën ne avantazh. 8 minuta më vonë Taku realizon një gol mjaft të bukur nga distanca duke dyfishuar rezultatin. Miqtë nga Dibra u detyruan ta mbyllin takimin me 9 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Jubanit dhe Mziut. Fitorja e sotme e ngjit Tiranën në kuotën 35 pikëve, 3 më shumë se Laçi i vendit të parafundit.

tirana

MINUTE PAS MINUTE

90′ Përfundon sfida Tirana-Korabi 2-0

85′ Taku i vetëm përball portierit shpërdoron një rast të artë për të trefishuar rezultatin pas gabimit në mbrojtje të ekipit dibran.

74′ Pas Jubani, edhe kapiteni Mziu “mbraktis” Korabit duke u ndëshkuar me karton të kuq. Korabi tashmë me 9 lojtarë.

68′ Dominon gjithçka skuadra e Tiranës përball Korabit të dorzuar.

64′ Korabi është i detyruar të luaj me 10 futbollistë. Mesfushori Danjel Jubani është ndëshkuar me karton të kuq për shkak të protestave ndaj arbitrit.

56′ Afrim Taku me një goditje mjeshtrore me të majtë e ka dërguar topin ne trekëndëshin e majtë të portierit Prençi. 2-0 për Tiranën. Goli i 9-t në këtë sezon për Takun.

48′ Kalim i bukur i Gilman Likës nga krahu i majtë, i cili i vetëm përball portierit është treguar  mjaft altruist duke pasur topin për Ede, ky i fundit e ka pasur shumë të lehtë për ta dërguar topin në rrjetë dhe 1-0 për Tiranën.

taku

45+1′ Përfundon pjesa e parë 0-0

45+1′ Akua provon nga 25 metra grushton portieri Prençi.

45′ Goditje dënimi e Gavazjat por pret Ilion Lika.

43′ Dominin i skuadrës së Tiranës por mungon goli i avantazhit.

35′ Loja është duke u zhvilluar e gjitha në gjysmëfushën e Korabit, por bardhebluve i mungon saktësia para portës.

32′ Mojse ka një mundësi të artë brënda zonës gjuan por jashtë kuadratit.

28’ Sërisht Ede brënda zonës, gjuan fortë, sfera kalon gjithë pasqyrën e portës por pa arritur të devijohet në rrjetë.

25’ Shënon Ede por anulohet goli për pozicion jashtë loje.

17’ Goditje dënimi për Tiranën, gjuan Taku por topi përplaset në murin mbrojtës.

15′ Hoxhallari gjuan nga larg, grushton portieri Prençi.

13’ Tirana kontrollon lojën, duke sulmuar në mënyrë konstante.

11’ Ede i vetëm përball portierit gjuan, por gjuajtja përfundon shumë larg kuadratit.

5’ Ede godet me kokë pas krosimit të Mojse topi kalon fare pranë shtyllës pingule.

3’ Goditje dënimi për Tiranën, godet Hoxhalli por topi përplaset në murin mbrojtës dhe më pas largohet nga mbrojtësit.

1′ Fillon takimi në “Selman Stërmasi”

 

Tirana – Korabi 2-0

Shënues: Ede 48′, Taku 56′

Tirana: I. Lika, Doka, Teqja, Turtulli, Hoxhallari, Akua, (Deliaj 81′), G.Lika, (Halili 67′),  Mervejl, Taku, Mojse, Ede, (Cise 74′)

Trajner: Mirel Josa

Korabi: En,Prençi, Shabani, El.Prençi, Kaja, Arifaj, Jubani, Zefi, (Kraja 86′), Gavazaj, (Murrja 75′), Mziu, E. Kaloshi, Hoxhaj, (Çangu 66′)

Trajner: Ermal Nexhipi

KV: Ed.Bakaj 22′ / Zefi 36′, El.Prençi 50′, Kaloshi 55′, Shabani 66′, Mziu 71′ (2v)

KK: Jubani 64′, Mziu 74′

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura