Kryeministri Edi Rama kërkesë Presidentit serb Vuçiç: Ju lutem, ngrijeni traun për kamionët nga Kosova

Mar 31, 2020 | 17:34
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i kërkon presidentit serb, Aleksandër Vuçiç që të zhbllokojë kalimin e kamionëve me mallra nga Kosova, duke theksuar se linja e gjelbër në rajon nuk mund t’i nënshtrohet rregullave të çdo vendi.

ramavucic

Sipas kryeministrit Rama, prej 24 orësh kamionët janë bllokuar në kufirin me Serbinë, pa e specifikuar se në cilën doganë.

Kreu i qeverisë shqiptare nënvizon se lufta kundrë koronavirusit duhet fituar nga të gjithë së bashku.

Kryeministri Rama ne twitter:

@avucic Prej 24h kamionët me mallra nga Kosova janë bllokuar në kufirin e Serbisë! #LinjaeGjelbërt në rajon s’mund t’i nënshtrohet rregullave të çdo vendi, po veç një rregulli të thjeshtë: Këtë luftë që duhet ta fitojmë së bashku duke ndihmuar njëri-tjetrin jo armikun e pakufi!

@avucic Vetëm përmes solidaritetit pa kufi e kompasionit si njerëz të sulmuar nga një armik i egër, ne mund e duhet të fitojmë! Ju lutem z.President ngrijeni traun për kamionët e le ta bëjmë rajonin tonë shembullin rrezatues të #Solidaritetit kaq të nevojshëm për ta fituar luftën

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura