Kosovë, Jahjaga i kthen Kuvendit Kodin Penal

SHPËRNDAJE

PRISHTINË- Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga i ka kthyer Kuvendit të Republikës së Kosovës për rishqyrtim Kodin Penal të Republikës së Kosovës,  i miratuar në seancën plenare të  20 prillit 2012.

“Bazuar në kompetencat e Presidentes së Republikës së Kosovës, sipas nenit 84 pika 6 e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, vendimi për rishqyrtimin e Kodit Penal eshtë marrë se u vlerësua se Neni 37 dhe Neni 38 i Kodit Penal janë në kundërshtim të plotë me Nenin 40 dhe Nenin 42 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, që rregullojnë lirinë e shprehjes dhe lirinë e medieve si dhe me Nenin 22.2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, që obligon përmbushjen e Konventës Evropiane për mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga kabineti i presidentes.

Kodi Penal ka arritur në zyrën e presidentes më 4 maj 2012. Dy nenet e kontestueshme nga asociacionet vendore dhe ndërkombëtare të mediave, neni 37 dhe 38, janë cilësuar si “përpjekje për të heshtur gazetarinë hulumtuese”.

Nenet në fjalë kanë të bëjnë me sanksionimin e shpifjes dhe zbulimin e burimit të informacionit në rastet kur bëhet fjalë për procedime kriminale.

Te lidhura

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.