Koronavirusi/ ‘Fasoneria dhe Call Center do preken më shumë’, eksperti paralajmëron emergjencë ekonomike: Ç’duhet të bëjë qeveria

| 10:47
SHPËRNDAJE
 

civici54-770x433

Eksperti i ekonomisë, Ardian Civici thotë se në kushtet e emergjencës shëndetësore, vendi rrezikon të kalojë një emergjencë edhe më të madhe, atë ekonomike, në rast se qeveria nuk ndërmerr hapa konkrete. Më të rrezikuarat sipas tij, do jenë fasoneritë dhe call center.

Kërkohet ndërhyrje emergjente në ekonomi. Fasoneria dhe call center kanë nevojë për një paketë ndihme ekonomike. Situata ku ndodhemi do prekë edhe bankat, përballimi i situatës ka një kosto. Në këtë fazë, duke pasur parasysh se cfarë po bëjnë edhe vendet e tjera, kërkohet ndërhyrje emergjente për të mos e lënë që dëmi ekonomik ta tejkalojë dëmin shëndetësor”,- tha Civici në një lidhje telefonike me News 24.

Eksperti i ekonomisë tha se për të përballuar këtë situatë qeveria duhet të rishikojë buxhetin e vitit 2020.

Të bëhet një paketë e plotë nga qeveria, të rishikohet buxheti i vitit 2020. Pritet një krizë globale financiare si ajo e vitit 2008, ajo që po ndodh në shkallë globale do ndodhë edhe në shkallë lokale. Edhe tejkalimi i borxhit apo deficitit eshtë i lejueshëm në këto moment të vështira, nëse do vazhdojmë edhe 2 tre javë me këtë situatë kërkohet nderhyrje urgjente..duhet paketë e vecantë për të mbështetur konsumin”,- tha ai.

BW

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.