“Kjo mundësi vjen njëherë në jetë”, Kreu i KLP thirrje prokurorëve: Aplikoni për SPAK

Jan 21, 2019 | 10:25
SHPËRNDAJE

Këshilli i Lartë i Prokurorisë po zhvillon mbledhjen e tretë të radhës që prej konstituimit. Në rend dite të kësaj mbledhje janë disa propjektvendime si miratimi i strukturës së KLP dhe propozimi i buxhetit për 2019.

8

Kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi, gjatë fjalës së tij u ndal edhe te plotësimi i vendeve vakante në Prokurorinë e Posaçme kundër korrupsionit, ku deri tani kanë aplikuar vetëm prokurorët Klodian Braho dhe Besnik Muçi.

U çelën procedurat për plotësimin e 15 vendeve vakante për SPAK, deri tani kemi dy kandidime. Këshilli vendosi që të bënte një lehtësim të dokumentacionit, përmes një emaili që u është dërguar të gjithë prokurorëve. U lehtësua ndjeshëm lista e dokumenteve. Shpresojmë që ky lehtësim të jetë inkurajues, u bëj thirrje të gjithë prokurorëve që mos e humbin këtë mundësi që u vjen njëherë në jetë“, u shpreh kreu i KLP.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura