Kryebashkiaku i Selanikut ka marrë pjesë në tubimin që u mbajt në Himarë për lirimin e kryebashkiakut, Fredi Beleri.

Në deklaratën e tij, ai u shpreh se “përpjekja për të eliminuar Fredi Belerin ngjall pengesa për në rrugën europiane”, duke përdorur thirrje naciolaliste.
“Këto troje janë të mbushura me dashuri për helenizëm”, tha kryebashkiaku i Selanikut.
Ndërsa shtoi: “Qëndroj këtu para jush dhe ul kokën me respekt, guximin dhe luftën për të mos pranuar asgjë me pak se vetëm lirinë. Këtë betejë do e kemi së bashku për sa kohë dhe kudo që të jetë e nevojshme. Sjell zërin e Selanikut, që gjithmonë ishte qendër helenizmi në Ballkan në Mesdhe, është atdheu i refugjatëve dhe një fanar i drejtësisë.
Përpjekja për të eliminuar Fredi Belerin ngjall pengesa për në rrugën europiane”.
© Panorama.al











