Jeta si në përrallë jashtë Shqipërisë e ish-velinës, Anisa Mukaj me bikini shpall të hapur sezonin turistik

Apr 29, 2019 | 12:46
SHPËRNDAJE

Ish-velina brune e programit investigativ “Fiks Fare” në “Top Channel” Anisa Mukaj nuk e fsheh që jeta i ka ndryshuar në mënyrë të paimagjinueshme qëkur mori guximin për të lënë Shqipërinë dhe për të nisur një karrierë të re si modele jashtë vendit.

Edhe pse jemi ende në muajin prill, Anisa ka shpallur të hapur sezonin turistik të verës, duke postuar në “Instagram” foton e parë me bikini të bardhë ku ekspozon linjat perfekte. Duke shprehur mall për stinën e verës, ajo ka ndarë me ndjekësit e shumtë foton hot dhe kaq ka mjaftuar që të vërshojnë komentet.

Anisa Mukaj

Anisa është velina brune, e cila la Shqipërinë për Milanon vitin e kaluar, ku lidhi kontrata me agjenci mode atje. Pasi realizoi setet e para të fotove artistike për agjencinë më të madhe “Major Model Management”, jeta e saj ndryshoi kryekëput, pasi u vendos në një qytet europian, duke ndarë të njëjtën dhomë me ish-kolegen velinë, bionden Briseida Mehmeti.

Në më pak se dy vite, duket se ajo ka ecur shumë mirë me karrierën, nisur nga fitimet e siguruara nga kontratat e punës. Ajo tregoi për “Panorama Plus” se vetëm për dy javë arriti të nënshkruante një kontratë 2-vjeçare me “Major Model Management”, që është një nga agjencitë më të mëdha dhe më të suksesshme në Milano dhe jo vetëm, pasi zyrat e tyre ndodhen edhe në Paris, New York dhe Munich.

Anisa Mukaj1

Duke treguar për jetën strikte të një modeleje në Milano, ajo e tregoi kështu historinë e saj: “Realizova disa sete fotografike me dy fotografë të ndryshëm, foto të realizuara këto për të pasuruar më shumë book-un. Gjithashtu, përveç kësaj, bëra edhe punën time të parë si modele. Isha pjesë e katalogut të një brandi të ri “Frei Clothing”.

Pyetjes, se me kë imazh të njohur femëror në botë e krahasonin profesionistët italianë, ajo i përgjigjet: “Pavarësisht se unë nuk shoh ndonjë ngjashmëri, më kanë krahasuar me aktoren amerikane, Catherine ZetaJones”.

Anisa Mukaj2

Ndërkohë, prej pak kohësh, Anisa provoi se është vendosur në Turqi, pasi karriera e saj si modele varet nga agjencitë që arrin të lidhë kontratën. “Për momentin, jam në Stamboll, pasi më ka marrë përsipër një agjenci shumë e mirë këtu, kështu po eci shumë mirë, pasi pozoj për firma turke, katalogë, sfilata dhe website”, tha ajo për “Panorama Plus”.

Në lidhje me pagesat, u shpreh: “Pagesat janë normale, jo të mëdha, pasi janë punë ditore ose disa ditore”, por gjithsesi të mjaftueshme për të bërë një jetë të bukur. Pyetjes, nëse ka plan të bëhet pjesë e serialeve televizive turke, ajo ia lë të ardhmes. Po sa e vështirë është të mbash një trup ekstra të hollë për të rezistuar si modele? Në lidhje me regjimin e elegancës, ajo thotë se po i kushton më shumë rëndësi fizikut dhe se të qenurit në formë vjen si meritë e të ushqyerit shëndetshëm dhe ushtrimit në palestër.

Anisa Mukaj3

Nëse bota e modës është një realitet i egër, që të rezistosh duhet të bësh kompromise, ajo thotë: “Nuk kam shumë për të treguar, sepse jam ende në fillimet e mia. Por kam kuptuar që është një jetesë po aq sa e vështirë, aq edhe e bukur. Duhet të ndash apartamentin me modelë të tjerë, të cilët vijnë nga vende të ndryshme të botës. Duhet të zgjohesh herët në mëngjes, madje të vraposh dhe të kapësh metronë, pasi duhet të shkosh në disa casting.

Kur shkon atje, shikon që janë 500 vajza aty, të gjitha për një synim dhe ata do të marrin vetëm një. Të duhet të qëndrosh në radhë për disa orë rresht dhe të mos përzgjidhesh. Por sigurisht ka dhe ditë, ku ti punon, pozon para aparatit me orë të tëra dhe merr në fund një lloj kënaqësie, e ndihesh e plotësuar. Për sa u përket pagesave, janë në varësi të punës që bën. Si përfundim, mendoj se për çdo profesion që dëshiron të ushtrosh, fillimi nuk është i lehtë dhe modelingu është nga ato profesione që s’të premton gjatë”, përfundon Anisa. Kujtojmë që ajo ra në sy si velinë edhe për shtatlartësinë e saj.

Anisa Mukaj4 Anisa Mukaj5 Anisa Mukaj6

Anisa Mukaj7

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura