Jennifer Lopez i tha ‘po’ të dashurit të saj, shikoni 5 unazat e fejesës që mori ndër vite (FOTO)

Mar 11, 2019 | 17:37
SHPËRNDAJE

Këngëtarja me famë botërore, Jennifer Lopez, është fejuar këtë fundjavë për të pestën herë, me të dashurin Alex Rodriguez.

jennifer4

Çifti ka dy vite që është bashkë. 43-vjeçari i propozoi 49-vjeçares gjatë pushime tropikale, me një unazë që ka një diamant super të madh. Madje mediat e huaja shkruajnë se ajo kushton rreth 1 – 5 milionë dollarë.

Ndërkohë kujtojmë se këngëtarja e aktorja ka qenë tre herë e martuar dhe një herë e fejuar. Gjithashtu në mediat e huaja është përfolur edhe për lidhjet e mundshme të JLo me personazhe të famshëm.

Këtu janë ish-partnerët e Jenniferit dhe unazat super të shtrenjta që ka marrë nga ata:

Bashkëshorti i parë:

ojani jlo

JLo u martua në vitin 1997 me Ojani Noa dhe divorci i tyre erdhi gati një vit pas dasmës.

ojani jlo1

Kjo është unaza që Noa i propozoi Jenniferit për martesë. Është një diamant në formë dardhe.

Bashkëshorti i dytë:

CRIS jlo

Këngëtarja e famshme dhe ish-balerini Cris Judd u martuan në vitin 2001 për tu ndarë më pak se një vit më vonë.

Çifti përfundoi divorcin në janar të vitit 2003, ndërsa Jennifer ishte e fejuar me Ben Affleck.

CRIS jlo1

Ndërkohë Judd në atë kohë i propozoi J.Lo me një unazë ngjyrë smeraldi.

I fejuari Ben Affleck

BEN jlo

49-vjeçarja  dhe aktori i famshëm filluan të dalin bashkë në vitin 2002, kur luajtën në filin e famshëm “Gigli”. Atë nëntor, Affleck i propozoi Lopez. Të dy planifikuan një ceremoni martesore në Santa Barbara të Kalifornisë, më 14 shtator 2003.

Por ishte Affleck i cili e anuloi katër ditë para datës së planifikuar, duke cituar “vëmendjen e tepërt të medias”. Ai dhe Jennifer njoftuan ndarjen disa muaj më vonë.

BEN jlo1

Affleck i dha JLo një unaza diamanti 6.1 karat, që vlerësohet të jetë me vlerë mes 1.2 milionë dollarë dhe 2.5 milion dollarë.

Bashkëshorti i tretë:

MARC jlo

Marc Anthony është bashkëshorti i tretë i Lopez. Dy këngëtarët kanë dy binjakë së bashku Max dhe Emme.

Martesa e tyre u bë në vitin 2004 dhe njoftuan ndarjen në vitin 2011. Anthony paraqiti kërkesën për divorc një vit më vonë dhe u finalizua në 2014.

MARC jlo1

Ndërkohë Anthony i propozoi Lopez me një unaza 8.5 karat ngjyrë blu Harry Winston, me vlerë rreth 4 milionë dollarë.

-I fejuari dhe bashkëshorti i ardhshëm Alex Rodriguez:

jennifer-lopez5

Çifti filloi të takohej në shkurt 2017. Alex i propozoi JLo me një unazë diamanti 15 karat.

ALEX JLO1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura