‘Ja kush e di sekretin e parfumit tim’, reklama që Esat Pasha bënte në “Le Journal”

Jan 5, 2020 | 11:14
SHPËRNDAJE

image

Aurenc Bebja/ “Le Journal” ka botuar, të dielën e 13 qershorit 1920, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me personin që njihte sekretin e parfumit të Esat Pashë Toptanit dhe vendin ku mund të blihej ai. esat-pash-toptani

Queveria ë Shqipënisë 

QEVERIA E SHQIPËRISË

Selanik, 1 janar 1919

Unë, ESAT PASHA, President i Qeverisë së Shqipërisë, deklaroj se Z. Fernand NONZA, i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrive Aleate të Lindjes, bashkëpunëtor i im, gjatë luftës së 1914 – 1918, është i vetmi që di sekretin e Parfumit Tim.

Autorizoj vetëm atë që ta prodhojë dhe ta vë në shitje nën emrin :

PARFUMI I ESAT PASHËS

Gjenerali ESAT TOPTANI

President i Qeverisë së Shqipërisë

ESATI.

Shitet në të gjitha Parfumeritë ose dërgohet me postë kundrejt 36.30 frangave në këtë adresë :

PARFUMET E ARTIT NONZA, rruga Tronchet nr 8, Paris 

Burimi: https://www.darsiani.com/la-gazette/esat-pasha-ja-kush-e-di-sekretin-e-parfumit-tim-reklama-ekskluzive-e-parfumit-te-tij-ne-le-journal/.

© Panorama.al

Te lidhura