“Ishte model i atdhetarit të pashoq”- Vjosa Osmani: Bujar Nishani përkrahu Kosovën parreshtuar! Një jetë të tërë ia kushtoi Shqipërisë

May 28, 2022 | 16:58

Ndarja nga jeta e Bujar Nishanit ka tronditur edhe politikën në Kosovë. Presidentja Vjosa Osmani thotë se ish-Presidenti ishte model i atdhetarit të pashoq, i cili përfaqësoi Shqipërinë me dinjitet të lartë dhe përkrahu Kosovën pareshtur.

bujari nishani

Sipas Osmanit, ish-Presidenti një jetë të tërë ia kushtoi Shqipërisë dhe shqiptarëve, duke qenë shembull i politikanit racional e me integritet.

Në emër të të qytetarëve të Republikës së Kosovës, Osmani i shpreh ngushëllime familjes së Nishanit.

“Presidenti Bujar Nishani ishte model i atdhetarit të pashoq, i cili përfaqësoi Shqipërinë me dinjitet të lartë dhe përkrahu Kosovën parreshtur, deri në frymën e fundit. Ai një jetë të tërë ia kushtoi Shqipërisë dhe shqiptarëve, duke qenë shembull i politikanit racional e me integritet.

Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllime familjes Nishani si dhe miqve e bashkëpunëtorëve! Shpirti i Presidentit Nishani pushoftë në paqe”, shkruan Vjosa Osmani.

© Panorama.al

Te lidhura